VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JANUZAJ DHE BLEGJIKA - TË GATSHËM PËR ALGJERINË

E Martë, 06.17.2014, 02:19pm (GMT1)


Megjithëse është paraqitja e parë në Botëror pas 12 vjetëve, kombëtarja e Belgjikës nuk ndihet në presion para përballjes me Algjerinë.

Nga ora 18;00 të martën, Belgjika e Marc Wilmotsit, aty ku pritet të paraqitet edhe futbollisti shqiptar Adnan Januzaj, do të nis aventurën në kupën e Botës sivjet.

12 vjet më parë, në Botërorin e vitit 2002 "Djajtë e kuq" ishin eliminuar nga Brazili, por janë rikthyer në Botëror me një grup talentesh si Hazard, Courtois, Vertonghen, Lukaku, De Bruyne dhe Januzaj.

Futbollisti shqiptar pa luajtur asnjë ndeshje më parë për Belgjikën, zgjodhi këtë kombëtare ta përfaqësojë në Botërorin e Brazilit.

"Nuk ndihemi në presion, pasi për mua kjo është një kënaqësi e madhe. Askush nuk ka pritur të jemi ne këtu. Por kemi bërë një përparim të shpejt në dy jetët e fundit", ka thënë përzgjedhësi belg Wilmots.

Megjithëse është gati dhjetë vjet pjesë e kombëtares për kapitenin Vincent Company, përballja me Algjerinë, do të jetë ndeshja e tij e parë në Botëror.
Ai mezi e pret duelin me Algjerinë dhe ka lavdëruar lojtarët e ri të ekipit.

Belgjika, duke i llogaritur yjet te kjo kombëtare, vlerësohet favoritja e pestë e këtij Botërori nga bastvënësit pas Brazilit, Argjentinës, Gjermanisë e Spanjës.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.