VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BELGJIKA FITON 2-1 KUNDËR ALGJERISË - JANUZAJN NUK E AKTIVIZON

E Martë, 06.17.2014, 07:07pm (GMT1)


Belgjika ka shënuar fitore në ndeshjën e saj të parë në kuadër të Kupës Botërore në futboll në Brazil, kundër ekipit kombëtar të Algjerisë.
 
Rezultati final është 2:1 në të mirë të Belgjikës, në ndeshjën që u mbajt në stadiumin Mineirao, në Belo Horizonte.
 
Për ekipin belg shënuan, Marouane Fellaini në minutën e 70-të, ndërsa Dries Mertens shënoj në minutën e 80-të.
 
Ndërsa për Algjerinë shënoj Sofiane Feghouli në minutën e 25-të.
 
Në orën 21:00 do të përballen Brazili, i cili ka fituar lojën e parë kundër Kroacisë, dhe Meksika, ndërsa në mesnatë luajnë Rusia dhe Koreja e Jugut.

Në ndeshjet e së hënës, Gjermania ka mundur Portugalinë me rezultat 4:0, Irani dhe Nigeria kanë përfunduar baraz, ndërsa SHBA-ja dhe Gana me rezultat 2:1.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.