VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

'TULIPANËT' VAZHDOJNË ME FITORE

E Mërkurë, 06.18.2014, 08:07pm (GMT1)


Holanda ka shënuar një fitore të vështirë kundër Australisë e cila në ndeshjen e dytë të Kampionatit Botëror u tregua shumë e fortë për dallim nga ndeshja e parë në të cilën u mposht nga Kili.

Holandezët në këtë takim riktheu rezultatin për të arritur fitore me rezultat 3 me 2 që tani ia siguron pozitën e parë para Kilit dhe Spanjës të cilat takohen sonte.

Rreziku i parë në ndeshje u shfaq nga Robin van Persie në minutën e 17 kur pas një harkimi të Arjen Robbenit nga ana e majtë, sulmuesi 30-vjeçar me kokë lansoi një goditje qendrore e cila përfundoi në duart e portierit.

Tre minuta më vonë "tulipanët" organizuan një kundërsulm të shpejtë përmes Robbenit i cili vrapoi me shpejtësinë e tij, për të mposhtur më pas portierin Ryan.

Por, një minutë më vonë veterani Tim Cahill barazoi rezultatin me një super-gol që befasoi gjithë holandezët.

Anësori McGowan me një harkim milimetrik gjeti Cahill, i cili me një goditje volej mposhti portierin Cillessen.

Kur po zhvilloheshin 30 minuta lojë, Australia tentoi përsëri përmes Mark Bresciano i cili rrezikoi holandezët me një goditje të fuqishme, por që përfundoi mbi portë. Një minutë më vonë Spiranoviq i vetëm nuk arriti të mposhte portierin Cillessen pas një ekzekutimi të gjuajtjes së lirë.

Deri në fund të pjesës së parë dy ekipet nuk organizuan ndonjë aksion që do të rrezikonte portat. Në fund të kësaj pjese u lëndua mbrojtësi i Holandës, Martins Indi i cili u zëvendësua me Depay.

Kërcënimi i parë në pjesën e dytë erdhi nga Wesley Sneijder që me një goditje nga distanca testoi portierin Ryan që me një dorë priti gjuajtjen e tij.

"Kangurët" përsëri befasuan holandezët duke fituar një penallti. Darly Janmaat preku topin me dorë në zonën e rreptësisë ndërsa penalltinë në gol e ktheu mesfushori Mile Jedinak në minutën e 54.

RVP tre minuta më vonë u kundërpërgjigj me një gol për të barazuar rezultatin në 2 me 2. Depay gjeti mirë sulmuesin i cili me një goditje të fuqishme me këmbën e majtë mposhti portierin Ryan.

Depay "çmontoi" portën e australianëve kur nga 30 metra distancë shënoi për 3 me 2 në minutën e 68.

Holanda vazhdoi me dominim deri në fund të takimit, me australianët që vazhdimisht organizonin kundërsulme të cilat deri në fund nuk rrezikuan seriozisht portën e Cillessen.kd

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.