VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HASTA LA VISTA, SPANJË

E Enjte, 06.19.2014, 07:21am (GMT1)


Foto: Reuters - 2014-06-18 22:55:18

Spanja i ka thënë lamtumirë Kampionatit Botëror në mënyrën më të hidhur pasi është turpëruar edhe nga Kili me rezultat 2 me 0.

Pas rrahjes nga Holanda me rezultat 5 me 1 "Stuhisë së Kuqe" i dhanë leksion edhe kilianët të cilët në këtë takim treguan një formë të lartë dhe përgatitje më të mirë fizike.

Kjo u shfaq më së miri në minutën e 20 kur shënoi Eduardo Vargas. Aranguiz pasoi topin në këmbët e Vargasit që shënoi pa problem në portën e zbrazët.

Shtatë minuta më vonë Diego Costa lëshoi një mundësi të mirë brenda zonës. Ai goditi por topi përfundoi në rrjetën e jashtme të portierit Bravo.

Në fund të pjesës së parë Kili ia "hapi sytë" Spanjës kur shënoi edhe golin e dytë.

Ishte Alexis Sanchez që goditi nga gjuajtja e lirë kurse topin e kthyer nga Casillas në rrjetë e dërgoi Aranguiz, duke lënë të humbur portierin 33-vjeçar dhe gjithë lojtarët tjerë spanjoll të cilët në pjesën e parë nuk kishin ide se çfarë po bënin në fushë.

Në fillim të pjesës së dytë Iniesta dërgoi një pasim të mirë për Diego Costan që kishte depërtuar në zonë por sulmuesi u vonua në plasimin e topit dhe goditjen e tij e bllokoi portieri Bravo.

Se spanjollët nuk ishin në formë të mirë në këtë takim e tregoi edhe Busquets që nuk arriti të shënonte në golin e zbrazët. Ishte Costa që në mënyrë akrobatike pasoi për mesfushorin spanjoll që iu "dridh" këmba për të plasuar topin jashtë portës.

Arturo Vidal në minutën e 65 pranoi një top të mirë në zonën e penalltisë për të goditur më pas, por tentimin e tij me lehtësi e priti Casillas.

Spanja kishte fat katër minuta më vonë kur Mauricio Isla pranoi një pasim të mirë brenda zonës për goditi mbi portë edhe pse kishte portën e zbrazët.
Në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes Spanja tentoi që përmes gjuajtjeve nga distanca të shënonte gol, por i të njëjtit mendim nuk ishte Bravo që mbrojti goditjet e Santi Cazorlas dhe Andres Iniestas, duke i dhënë fund dominimit të Spanjës në garat ndërkombëtare.kd

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.