E Premte, 03.29.2024, 11:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
KROATËT NUK DORËZOHEN - TRIUMFOJNË 4-0 NDAJ KAMERUNIT

E Enjte, 06.19.2014, 07:24am (GMT+1)


Foto: Reuters - 2014-06-19 01:49:33

Kroacia i ka mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kampionatin Botëror duke mposhtur me lehtësi Kamerunin me rezultat 4 me 0.

Kombëtarja nga Ballkani tregoi fuqinë e saj duke mposhtur afrikanët që pjesën e dytë të takimit e zhvilluan me një lojtar më pak pasi Alex Song u ndëshkua direkt me karton të kuq pasi me goditi Mario Manxhukiqin në shpinë.

Tani kroatët pozicionohen në pozitën e tretë të grupit A me tre pikë, një më pak se Brazili dhe Meksiko, me të cilën do të përballet në xhiron e fundit të fazës grupore.

Serinë e golave për Kroacinë e nisi Ivica Oliq në minutën e 11 pas asistimit të Ivan Perishiq. Me këtë gol, ish-lojtari i Bayern Munichut bëhet lojtari më i vjetër në kombëtaren kroate që shënon gol në një Kampionat Botëror.

Në fillim të pjesës së dytë, portieri kamerunas Itandje gaboi në pasim dhe topi i erdhi Perishiqit që me një aksion "solo" realizoi për 2 me 0 në minutë ne 48.

Fatin e këtij takimi e vulosi Manxhukiq që pas harkimit të Daniel Prjanjiq realizoi me kokë për 3 me 0 në minutë e 61-të.

Por sulmuesi shtatlartë nuk u ndal me kaq pasi në minutën e 73-të realizoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Kroacinë që eleminoi Kamerunin nga ky Kampionat Botëror.za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HASTA LA VISTA, SPANJË (06.19.2014)
'TULIPANËT' VAZHDOJNË ME FITORE (06.18.2014)
BOTËRORI 2014 - BARAZIME BRAZIL-MEKSIKË DHE RUSI-KORE E JUGUT (06.18.2014)
BELGJIKA FITON 2-1 KUNDËR ALGJERISË - JANUZAJN NUK E AKTIVIZON (06.17.2014)
ANGELA MERKEL NË DHOMËN E ZHVESHJEVE TË KOMBËTARES GJERMANEPas fitores ndaj Protugalisë kancelarja përshëndetet dhe bën foto me lojtarët (06.17.2014)
JANUZAJ DHE BLEGJIKA - TË GATSHËM PËR ALGJERINË (06.17.2014)
NDESHJET E SOTME NË KUPËN E BOTËS (06.17.2014)
TRIUMF BINDËS I GJERMANISË KUNDËR PORTUGALISË (06.17.2014)
BOTËRORI - SHBA MUND GANËN 2-1 (06.17.2014)
SAN ANTONIO SPURS - KAMPION TË NBA (06.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]