VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KROATËT NUK DORËZOHEN - TRIUMFOJNË 4-0 NDAJ KAMERUNIT

E Enjte, 06.19.2014, 07:24am (GMT1)


Foto: Reuters - 2014-06-19 01:49:33

Kroacia i ka mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kampionatin Botëror duke mposhtur me lehtësi Kamerunin me rezultat 4 me 0.

Kombëtarja nga Ballkani tregoi fuqinë e saj duke mposhtur afrikanët që pjesën e dytë të takimit e zhvilluan me një lojtar më pak pasi Alex Song u ndëshkua direkt me karton të kuq pasi me goditi Mario Manxhukiqin në shpinë.

Tani kroatët pozicionohen në pozitën e tretë të grupit A me tre pikë, një më pak se Brazili dhe Meksiko, me të cilën do të përballet në xhiron e fundit të fazës grupore.

Serinë e golave për Kroacinë e nisi Ivica Oliq në minutën e 11 pas asistimit të Ivan Perishiq. Me këtë gol, ish-lojtari i Bayern Munichut bëhet lojtari më i vjetër në kombëtaren kroate që shënon gol në një Kampionat Botëror.

Në fillim të pjesës së dytë, portieri kamerunas Itandje gaboi në pasim dhe topi i erdhi Perishiqit që me një aksion "solo" realizoi për 2 me 0 në minutë ne 48.

Fatin e këtij takimi e vulosi Manxhukiq që pas harkimit të Daniel Prjanjiq realizoi me kokë për 3 me 0 në minutë e 61-të.

Por sulmuesi shtatlartë nuk u ndal me kaq pasi në minutën e 73-të realizoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Kroacinë që eleminoi Kamerunin nga ky Kampionat Botëror.za

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.