VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kristian Ronaldo - Fifa World Player - Topi i Artë - s'kualifikoi argjentinasin Lionel Messi
E Djelë, 02.01.2009, 04:28pm (GMT1)

13 janar - Voal-online - Është Kristian Ronaldo fituesi i  "Fifa World Player" 2008. Futbollisti i jashtëzakonshëm i Manchester United, 23 vjeç, është vlerësuar si lojtari më i mirë i vitit. Ky vlerësim i ka ardhur nga qeveria e futbollit botëror, që është FIFA. Ceremonia u zhvillua në Zürich. Ronaldo fitoi edhe "Topin e Artë" me 938 pikë duke s'kualifikuar argjentinasin që luan me skuadrën e Barcelonës Lionel Messi që fitoi 678 pikë, brazilianin Kakà (Milan), spanjollin Fernando Torres (Liverpool) dhe Xavi Hernandez (Barcelona).
Pas dy titujve kampinion i Anglisë, i Ligës së Kampionëve dhe Botërorit për klubin si dhe "Topi i Artë", që e fitoi dhjetorin që shkoi, duke u përcaktuar nga FIFA si Lojtari më i Mirë Botëror, Kristian Ronaldo veç e rrit edhe më tej koleksionin e sukseseve të tij.

Kampioni 23 vjeçar portugez i lindur në Madeira, e mori këtë titull sipas vlerësimit që i dha një juri e përbërë nga të zgjedhur dhe kapitenët e skuadrave kombëtare të 160 vendeve. Zgjedhja nuk ishte e papritur, por e parashikuar.
"Është një moment special dhe për këtë dua të falenderoj së pari nënën time tha Kristian Ronaldo, ndërsa i jepej trofeja e çmimit nga Pelè. "Dua të falenderoj ashtu familjen time dhe të gijthë miqtë. Sepse vetëm me ndihmën e tyre arrita që ta marr këtë vlerësim ".
Kristian Ronaldo është portugezi i dytë që e merr këtë vlerësim nga Fifa, pas Luis Figo më 2001. Si edhe tre vitet pararendëse kur këtë titull nga Fifa e mori Ronaldinho (2005), Fabio Cannavaro (2006) dhe Kaka (2007), ai iu bashkangjit lojtarit që u vlerësua si "Topi i Artë".

Po ashtu në Zürich, Fifa e dha këtë vlerësim edhe për lojtaret femra të futbollit, që këtë vit i shkoi kampiones brasiliane Marta Vieira da Silva (e lindur më 19 Shkurt 1986, që mban numrin 10 të kombëtares, e cila e ka fituar këtë titull si Lojtarja më e Mirë Botërore e vlerësuar nga Fifa, për tre vjet rresht, më 2006, 2007 dhe 2008..



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.