E Premte, 03.29.2024, 02:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
MUZEU I FUTBOLLIT NË SAN PAULO

E Premte, 06.20.2014, 04:27pm (GMT+1)


Në qendër të San Paulos, një vend i veçantë tërheq turistët në Brazil muzeu i futbollit. Për të apasionuarit pas Botërorit, historisë së botës dhe kulturës braziliane, muzeu është një nga destinacionet më kryesore në vend. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ramon Taylor tregon më tepër rreth tij.

Më shumë se 100 vjet histori futbolli në një nga stadiumet më të njohur të botës. Pas vizitës në këtë muze, e kupton përse brazilianët e duan kaq shumë këtë sport.
Ndërsa hyn në stadium, legjenda e futbollit brazilian dhe tre-herë fituesi i Botërorit, Pele ju mirëpret duke folur në tre gjuhë.

Në fakt, ai mirëpret mesatarisht, rreth një mijë vizitorë në ditë; dy mijë, këto ditë të Botërorit.

Ky vend të kënaq jo vetëm syrin, por edhe veshët ndërsa dëgjon tingujt e golave dhe fishkëllimave dhe ndjen fitoren dhe humbjen.

Daniela Alfonsi është drejtoreshë e muzeut.

"Ne kemi 15 dhoma në këtë ekspozitë  që të bëjnë të përjetosh përvojën e të qënit atje. Në secilën dhomë mund të dëgjosh tifozët në stadium, komentatorët në radio dhe mund ta shohësh futbollin jo vetëm si sport, por si art."

Dikur Pele e quajti futbollin "o jogo bonito" ose "loja e bukur" një nofkë që vazhdohet të përdoret edhe sot. Në këtë muze, mund ta kuptosh përse.
Carlos Acosta është një kolombian i cili jeton në San Paulo. Ai e konsideron pasionin e brazilianëve për futbollin si frymëzim për tërë botën.

"Është ngjitëse. Brazilianët duket sikur jetojnë për futbollin, sikur e kanë në gjak."

Një dhomë në veçanti prek çdo brazilian një teatër që mban zi për humbjen historike 2-1 të Brazilit kundër Uruguajit në finalen e Botërorit të vitit 1950 para më shumë se 90 mijë tifozëve në stadiumin Maracana në Rio de Zhaneiro.

Fatmirësisht, trishtimi nuk zgjati shumë. Me pesë kupa të fituara, Brazilianët mund të krenohen me shumë, siç tregohet në "Hollin e Heronjve."

Dhe nëse këto nuk mjaftojnë  t'ju kënaqin, në muze ka lojëra që e bëjnë këdo të ndihet si lojtar futbolli,  për të mos përmendur edhe mundësinë për t'u bërë hero i Botërorit të këtij viti.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KROATËT NUK DORËZOHEN - TRIUMFOJNË 4-0 NDAJ KAMERUNIT (06.19.2014)
HASTA LA VISTA, SPANJË (06.19.2014)
'TULIPANËT' VAZHDOJNË ME FITORE (06.18.2014)
BOTËRORI 2014 - BARAZIME BRAZIL-MEKSIKË DHE RUSI-KORE E JUGUT (06.18.2014)
BELGJIKA FITON 2-1 KUNDËR ALGJERISË - JANUZAJN NUK E AKTIVIZON (06.17.2014)
ANGELA MERKEL NË DHOMËN E ZHVESHJEVE TË KOMBËTARES GJERMANEPas fitores ndaj Protugalisë kancelarja përshëndetet dhe bën foto me lojtarët (06.17.2014)
JANUZAJ DHE BLEGJIKA - TË GATSHËM PËR ALGJERINË (06.17.2014)
NDESHJET E SOTME NË KUPËN E BOTËS (06.17.2014)
TRIUMF BINDËS I GJERMANISË KUNDËR PORTUGALISË (06.17.2014)
BOTËRORI - SHBA MUND GANËN 2-1 (06.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]