VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DJE NË NDESHJET E BOTËRORIT

E Shtunë, 06.21.2014, 07:22am (GMT1)


Kosta Rika arriti të hyjë në 16-tëshen e Kampionatit Botëror pas një fitoreje 1-0 ndaj Italisë dje, ndërsa Franca u kualifikua pasi mundi Zvicrën 5-2.
        
Fitorja e Kosta Rikës shkatërroi edhe shanset e Anglisë për të hyrë në 16-tëshe. Anglia ka hyrë çdo herë në 16-tëshet e Botërorit që nga viti 1958.
        
Në Grupin E Franca siguroi një avantazh 5-0 mbi Zvicrën dhe arriti të garantojë fitoren edhe pasi Zvicra shënoi dy gola, duke mbyllur lojën 5-2 për Francën. Tani Franca kryeson në grup me 6 pikë, ndërsa Zvicra dhe Ekuadori kanë nga tri pikë secila.
        
Në ndeshjen e fundit të ditës së djeshme, Ekuadori mundi Hondurasin 2-1.za

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.