VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NIGERIA ELEMINON BOSNJËN

E Djelë, 06.22.2014, 09:31am (GMT1)

Pas humbjes nga Argjentina në takimin e parë, Bosnje dhe Hercegovina ka pësuar humbje edhe kundër Nigerisë duke i dhënë fund ëndrrës për kualifikim tutje.

Nigeria mposhti boshnjakët me rezultat minimal 1 me 0.

Të vetmin gol për afrikanët e realizoi Peter Odemwingie në minutën e 29-të pas asistimit të Emmanuel Emenike. Ky gol i dha Nigerisë fitoren e parë pas barazimit kundër Iranit në ndeshjen e kaluar.

Goli i Odemwingies ishte vendimtar për Bosnjën që me humbjen e dytë i dha fund Botërorit në Brazi pasi që nuk ka gjasa që të arrijë Nigerinë në tabelë që ka katër pikë.

Në ndeshjen e fundit të këtij grupi Bosnja takohet me Iranin që ka vetëm një pikë në pozitën e tretë e Nigeria takohet me Argjentinën.

Një rezultat pozitiv në atë takim do të i siguronte Nigerisë kualifikimin në 1 të tetën e finales.kd

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.