VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KLOSE - DO TA THYEJ REKORDIN NDESHJEN TJETËR

E Djelë, 06.22.2014, 07:28pm (GMT1)


Sulmuesi i Gjermanisë, Miroslav Klosve, thotë se ai do të thyejë rekordin e golashënuesit më të mirë në histori të kampionateve botërore në ndeshjen tjetër ndaj SHBA-ve.

36 vjeçari e barazoi rekordin e Ronaldo fenomenit që ka 15 gola nëpër kampionate botërore dhe Klose ka shance të mëdha që ta thyejë këtë rekord. "Unë jam shumë i lumtur për golin tim të 15-të nëpër kampionate botërore, por do të shohim se nëse do të mund ta vendos rekordin e ri në ndeshjen tjetër".

"Tani mendjet tona janë në ndeshjen kundër SHBA-ve, ku duam të fitojmë dhe të avancojmë në rrethin tjetër. Natyrisht se do të preferoja që të fitonim Ganën, por ka pasur presion dhe ka qenë e vështirë", u shpreh Klose.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.