VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - POLEMIKA MBI EMRIN E SKUADRËS 'REDSKINS'

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 08:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
POLEMIKA MBI EMRIN E SKUADRËS 'REDSKINS'

E Hënë, 06.23.2014, 06:25am (GMT+1)


Një agjenci federale e qeverisë amerikane i dha një fitore të pjesshme një grupi amerikanësh autoktonë, të njohur si indianët e Amerikanës, të cilët janë përpjekur të ndryshojnë emrin e një skuadre futbolli amerikan.
Ata thonë se emri the Washington Redskins (Lëkurëkuqët e Uashingtonit) është fyes.
Kongresi Kombëtar i Indianëve Amerikanë transmetoi këtë reklamë në televizion kohët e fundit gjatë një ndeshjeje sportive të rëndësishme. Fraza është një term zhargon për amerikanët autoktonë.

Shumë njerëz mendojnë se emri dhe logoja të vendosura në uniformat e skuadrës dhe sendet që ata shesin, janë fyese dhe përçmuese ndaj indianëve të Amerikanës.  Kohët e fundit, Zyra e Patentave dhe Markave e Shteteve të Bashkuara u pajtua me ta.
Dekada veprimesh ligjore dështuan për të detyruar ndryshimin e emrit, dhe pronari i tanishëm i skuadrës Dan Snyder ka refuzuar gjithashtu të marrë parasysh kërkesën e amerikanëve autoktonë si Richie Plass nga fisi Menominee.

"Ne, si kushdo tjetër, nuk e thërrasim njëri-tjetrin Lëkurëkuq, por një zotëri në bregun lindor po bën miliona duke përdorur atë term."
 
Më 18 qershor, zyra e Patentave dhe Markave u pajtua me amerikanët autoktonë dhe anuloi rregjistrimin e markës së skuadrës të futbollit, duke e quajtur termin "Redskins" (Lëkurëkuq) përçmues. Nëse vendimi mbështetet nga gjykatat, kjo do të thotë se Redskins nuk do të kenë të drejtat e veçanta si për të shitur sende me logon e tyre në të. Avokatët e skuadrës kanë ngritur padi në gjykata. Ka të ngjarë të duhen vite për të arritur në një vendim. Avokatët e Redskins lëshuan një deklaratë duke thënë:
"E kemi parë këtë histori më parë, dhe, si herën e fundit, vendimi i sotëm nuk do të ketë ndikim mbi pronësinë e skuadrës dhe mbi të drejtën e përdorimit të logos së Redskins."
 
Bruce Fein është studiues i Kushtetutës. Ai thotë se skuadra Redskins ka një të drejtë të garantuar nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane, ta quajnë veten si të duan.

 "Skuadra Redskins duhet të lejohet të mbajë të njëjtin emër. Unë përdor teorinë e Volterit; mund të mos pajtohem me çfarë thoni por do të mbroj të drejtën tuaj me jetën time."
 
 Tani për tani, ekipi i ka të drejtat ekskluzive për emrin dhe logon e tij, si dhe shitjen e sendeve me to. Por në qoftë se gjykata vendos kundër ekipit Redskins,  skuadra  dhe pronari i tij mund të humbasin miliona dollarë në të ardhura nga suvenirët.

Vendimi i zyrës së patentave është një fitore e vogël, por domethënëse për amerikanët autoktonë, të cilët thonë se ndihen të fyer kurdo që skuadra luan në fushë.za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË ZGRIP BELGJIKA MPOSHT RUSINË DHE KUALIFIKOHET (06.22.2014)
KLOSE - DO TA THYEJ REKORDIN NDESHJEN TJETËR (06.22.2014)
QË 20 VJET HOLANDA NUK LUAN PA NJË 'VAN' (06.22.2014)
TOP 10 GOLASHËNUESIT E BOTËRORËVE (06.22.2014)
NIGERIA ELEMINON BOSNJËN (06.22.2014)
DJE NË NDESHJET E BOTËRORIT (06.21.2014)
MENAXHIM JO ADEKUAT I SIGURISË NGA FIFA - KRENARI PARA RËNIES (06.20.2014)
MUZEU I FUTBOLLIT NË SAN PAULO (06.20.2014)
KROATËT NUK DORËZOHEN - TRIUMFOJNË 4-0 NDAJ KAMERUNIT (06.19.2014)
HASTA LA VISTA, SPANJË (06.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]