E Premte, 03.29.2024, 09:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
SHBA-PORTUGALI 2-2

E Hënë, 06.23.2014, 06:28am (GMT+1)


Ishte një ditë emocionuese dje në ndeshjen mes Portugalisë dhe Shteteve të Bashkuara me një gol që theu zemrat e tifozëve amerikanë në minutat e fundit të lojës kur Portugalia shënoi duke e mbyllur ndeshjen barazim 2-2. Rezultati u përmbys në 30 sekondat e fundit të pesë minutave shtesë. Ishte një gol që mban gjallë shpresat e Portugalisë për të avancuar në Botëror dhe mban ende pezull shanset e Amerikës.
        
Po dje, Belgjika mundi Rusinë 1-0 dhe Algjeria mundi Korejë e Jugut 4-2.

Brazili, i përfshirë nga ethet e Botërorit, ka një sprovë përpara sot kur të ndeshet me Kamerunin në Brazilia. Brazilit i duhet fitorja për t'u kualifikuar për 16-tëshe, ndërsa Kameruni nuk ka shanse të avancojë. Pas dy ndeshjeve kaotike, Kameruni shpreson të luajë një lojë më të mirë këtë radhë.
 
Pak metra larg stadimit Mane Garrincha, hotelet kanë pritur e përcjellë plot vizitorë nga e gjithë bota këto ditë. Por grupi nga Kameruni është fare i vogël.

Nuk është çudi që shumë tifozë kanë ikur nga Brazili, të zhgënjyer nga paraqitja e dobët e ekipit kamerunas gjatë dy ndeshjeve të para. Biznesmeni Nylot Tapet është ndër të paktët që ndodhet ende këtu.

Ai thotë se tifozët e Kamerunit janë ende këtu dhe megjithëse të dekurajuar, do të brohorasin për Luanët e Pamposhtshëm, siç njihet ekipi i tyre.

Udhëtimi nga Kameruni për të Brazil është shumë i kushtueshëm dhe kap shumën nga 7800-8700 dollarë, siç shpjegon organizatori i turit Laurent Njiki.

Ky ish-futbollist është në dilemë të madhe: shumë tifozë janë larguar nga hoteli dhe ai nuk e di si do të arrijë të paguajë faturën e hotelit dhe të nxjerrë një fitim për vete.

Ai thotë se është vështirë të mbledhë paratë, pasi disa prej grupit janë larguar. Njiki thotë se grupi kthehet në Kamerun më 25 qershor, ndërsa ai largohet më 26 qershor, pasi të ketë likuiduar faturën. Kamerunasit, thotë ai, kanë nam si njerëz që nuk shlyejnë faturat, por ai nuk do ta lejojë një gjë të tillë këtë radhë.

Megjithatë, ata pak tifozë nga Kameruni që ndodhen në Brazilia nuk kanë humbur shpresat. Ata duan që ekipi ta përfaqësojë me nder vendin dhe të shlyejë paraqitjen e dobët në ndeshjet e mëparshme. Moise Kamgan është llogaritar.

Ai shpreson se ekipi do të nderojë vendin, megjithëse do të largohet nga Botërori. Ai shton se ndaj ekipeve si Brazili, ekipi i tij ka për detyrë të tregojë se Kameruni është ende një konkurrent i fortë në futboll.

A do të arrijnë Luanët e Pamposhtshëm të dërrmojnë ëndrrën braziliane për Kupën? Këtë do ta mësojmë sonte në mbrëmje.za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLEMIKA MBI EMRIN E SKUADRËS 'REDSKINS' (06.23.2014)
NË ZGRIP BELGJIKA MPOSHT RUSINË DHE KUALIFIKOHET (06.22.2014)
KLOSE - DO TA THYEJ REKORDIN NDESHJEN TJETËR (06.22.2014)
QË 20 VJET HOLANDA NUK LUAN PA NJË 'VAN' (06.22.2014)
TOP 10 GOLASHËNUESIT E BOTËRORËVE (06.22.2014)
NIGERIA ELEMINON BOSNJËN (06.22.2014)
DJE NË NDESHJET E BOTËRORIT (06.21.2014)
MENAXHIM JO ADEKUAT I SIGURISË NGA FIFA - KRENARI PARA RËNIES (06.20.2014)
MUZEU I FUTBOLLIT NË SAN PAULO (06.20.2014)
KROATËT NUK DORËZOHEN - TRIUMFOJNË 4-0 NDAJ KAMERUNIT (06.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]