VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BOSHNJAKËT FAJËSOJNË ARBITRIN PËR HUMBJEN

E Martë, 06.24.2014, 08:31pm (GMT1)


Boshnjakët po fajësojnë arbitrin nga Zelanda e Re për humbjen e ekipit të tyre 1-0 ndaj Nigerisë.
 
Më shumë se 20,000 boshnjakë nënshkruan një peticion ku bëhet thirrje për heqjen e arbitrit Peter O'Leary.
 
Ata thonë se një fotografi e tregon atë duke festuar në fushë me një nga portjerët e ekipit nigerian.
 
Tashmë të skualifikuar, boshnjakët janë të zemëruar duke thënë se ata u tradhëtuan në arenën botërore.
 
Ata pretendojnë se arbitri O'Leary pa të drejtë e quajti lojtarin që shënoi golin e vetëm për Bosnjen në pozicion jashtë loje.
 
Ata thanë gjithashtu se arbitri u kushtoi atyre lojën duke dënuar kapitenin e ekipit në një moment të rëndësishëm ndërsa Nigeria ishte pranë golit të fitores.za

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.