VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SUAREZ PËRSËRI KAFSHON?

E Martë, 06.24.2014, 08:34pm (GMT1)


Sulmuesi i Uruguajit Luis Suarez mund ta ketë përsëri punën pisk, sepse me sa duket ka kafshuar një lojtar italian në ndeshjen e së martës.
 
Incidenti u dha herë pas here në transmetimin TV të ndeshjes, dhe aty duket Suarez duke kafshuar shpatullën e mbrojtësit italian Giorgio Chiellini, gjatë një dyluftimi në zonën italiane të rreptësisë, rreth një minutë para se Uruguaji të shënonte në minutën e 81-të.
 
Uruguaji fitoi 1-0 dhe u kualifikua për fazat eliminuese, ndërsa Italia katër herë kampione është eliminuar.
 
Ky është incidenti i tretë i këtij lloji me sulmuesin e talentuar.
 
Suarez u ndalua të luajë në shtatë ndeshje nga federata holandeze e futbollit në vitin 2010, pas kafshimit të lojtarit të PSV Eindhoven, Otman Bakkal, kur luante për Ajax-in.
 
Pasi u transferua në Liverpool, ai kafshoi Branislav Ivanovic të Chelseas në vitin 2013 dhe u ndalua të luajë në 10 ndeshje.za

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.