E Premte, 03.29.2024, 01:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
URUGUAJI DHE KOSTA RIKA ELEMINOJNË ITALINË DHE ANGLINË

E Martë, 06.24.2014, 08:43pm (GMT+1)


Kanë përfunduar dy takimet e fundit të "Grupit të vdekjes".

Kostarika, e llogaritur si "autsajder" i këtij kampionati, kishte siguruar plasmanin pas dy fitoreve befasuese kundër Uruguait dhe Anglisë. Kjo e fundit veçse ka bërë gati valixhet për në shtëpi pasi u mposht në dy takimet e para nga Italia dhe Uruguai.

Dy skuadrat që mposhtën Anglinë sot zhvilluan duelin direkt për kualifikim në 1/8 e finales, e Kostarika si lider u takua me "tre luanët" që dështuan plotësisht në Brazil.

Italia, "kafshatë e ëmbël" për Suarezin

Italia, me gjithë rezistimin që i bëri sulmeve të Uruguait, nuk ia doli që të qëndronte e pamposhtur deri në fund.

Pjesa e pare ishte shumë e qetë, me pak raste shënimi ku Italia dominonte në posedim të topit.

Gjysmë loja e dytë me fillim tregoi se do të sillte ndryshim kur, Claudio Marchisio u ndëshkua me karton të kuq. Italiani u ndëshkua në minutën e 59-të pas një ndërhyrje të ashpër.

Shkëndijat se rezultati do të ndryshonte erdhën kur Suarez pati një rast të volitshëm në minutën e 66-të. Ai, me një goditje nga vija e 16metërshit, provoi të detyronte Bufonin të nxirrte topin nga rrjeta, por italiani, me gjithë moshën që ka, u tregua i vëmendshëm për të pritur goditjen e "El Pistoleros".

I njohur përpos lojës së bukur edhe për skandale të shumta, Suarez shfaqi sërish "dhëmbët" kur në mënyrë jo sportive kafshoi Giorgio Chiellinin.

Diego Godin në minutën e 81-të i dha hapin e madh Uruguait duke shënuar me kokë për rezultatin 1 me 0. Golin mbrojtësi i Atletico Madridit e arriti pas harkimit të Ramirezit nga rivënia këndore.

Ky gol i dha fund Prandellit dhe djelmoshave të tij për një përsëritje të suksesit të vitit 2006.

Rezultati përfundimtar Uruguai 1 0 Itali.


"Autsajderi" pa kokëçarje në 1/8 e finales

Kostarika nuk ka arritur fitoren e tretë pasi ka barazuar me Anglinë, 0 me 0.

Takimin e tretë, lojtarët e Kostarikës e nisën me qetësi pasi ata veçse kishin siguruar kualifikimin.

Anglia luftonte për rezultatin e parë pozitiv në Kampionat. Edhe pse ndryshoi disa lojtarë në 11shen e parë, Roy Hodgson nuk arriti të shijojë sukses.

Takimi nuk kishte shumë raste shënimi përpos sulmeve nga lojtari i Liverpoolit, Daniel Sturridge.

Tabela përfundimtare e Grupit D

  1. Kostarika 7 pikë
  2. Uruguai 6 pikë
  3. Italia 3 pikë
  4. Anglia 1 pikë (kd)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SUAREZ PËRSËRI KAFSHON? (06.24.2014)
BOSHNJAKËT FAJËSOJNË ARBITRIN PËR HUMBJEN (06.24.2014)
BOTËRORI  2014 - PËRFUNDUAN NDESHJET NË GRUPIN BHolanda e para, Kili i dyti, pastaj Spanja e Australia (06.23.2014)
GERRARD ENDE S'KA VENDOSUR PËR TË ARDHMEN (06.23.2014)
SHBA-PORTUGALI 2-2 (06.23.2014)
POLEMIKA MBI EMRIN E SKUADRËS 'REDSKINS' (06.23.2014)
NË ZGRIP BELGJIKA MPOSHT RUSINË DHE KUALIFIKOHET (06.22.2014)
KLOSE - DO TA THYEJ REKORDIN NDESHJEN TJETËR (06.22.2014)
QË 20 VJET HOLANDA NUK LUAN PA NJË 'VAN' (06.22.2014)
TOP 10 GOLASHËNUESIT E BOTËRORËVE (06.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]