VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË GJERMANI PATRIOTIZËM I TEPËRT GJATË BOTËRORIT?

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 11:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
NË GJERMANI PATRIOTIZËM I TEPËRT GJATË BOTËRORIT?

E Premte, 06.27.2014, 08:22pm (GMT+1)


Ethet e futbollit nuk shprehin vetëm entuziazmin për futbollin, por edhe patriotizëm.Ethet e futbollit nuk shprehin vetëm entuziazmin për futbollin, por edhe patriotizëm.

Minuta e 63-të e lojës kundër Ganës: tifozët gjermanë duke u dridhur. Papritur në twitter hidhet komenti: "Sikur të vdesin tani ca zezakë në mes të fushës nga AIDS-i": Ky nuk ishte i vetmi koment racist i dërguar përmes twitter nëpër botë. Një rast i qartë për një karton të kuq, thonë shumë. Por ky koment bën të qartë një dilemë: Kur e kalojnë kufirin tifozët e ekipit kombëtar?

"Me detin e flamujve gjermanë nuk shprehet vetëm entuziazmi për futbollin, por ndodh edhe një vlerësimi i kombit," thotë psikologu Ulrich Wagner. Kufiri mes patriotizmit gjatë Kupës së Botës dhe nacionalizmit: është shumë i ngushtë. Kush është tifoz futbolli, natyrisht, identifikohet me ekipin e tij. Tek e fundit ideja themelore e lojës është të jesh për njërin ekip - dhe kundër ekipit tjetër. Por pikërisht këtu qëndron rreziku. Sepse identiteti është gjithmonë i lidhur me përjashtimin e të tjerëve. Psikologët paralajmërojnë për këtë arsye se ky patriotizëm në dukje i padëmshëm në festat e tifozëve mund të shndërrohet në ndonjë fenomen tjetër.

Gjithë Gjermania është mbluar këto ditë të Botërorit me simbole kombëtare. Psikologu Ulrich Wagner thotë se të gjitha këto forma në dukje të parrezikshme të simboleve kombëtare, në formë flamurësh, kurorash me lule në ngjyrat kombëtare, bluzash etj, mund të forcojnë bindjet nacionaliste.

Studimet tregojnë se krenaria kombëtare mund të kthehet në ksenofobi. Si nacionalistët dhe patriotët identifikohen fuqishëm me vendin e tyre. Por në rastin e nacionalizmit ky shoqërohet gjithmonë dhe me parimin "Ne jemi më mirë se të gjithë të tjerët". Patriotizmi nga ana tjetër i referohet më shumë vetes, Edhe këtu njerëzit identifikohen me Gjermaninë, por vlerësojnë arritje të caktuara si p.sh. kulturën demokratike.

Përcaktim rishtaz i krenarisë kombëtare

"Futbolli është një çështje emocionale dhe për këtë shkak shumë prej pengesave bien," thotë Andreas Zick, që merret me studimin e ksenofobisë në radhët e grupeve të caktuara.armiqësia me temën. Standardet e aplikueshme si mirësjellja apo toleranca, harrohen gjatë Kupës së Botës, për shkak se kampionatet shoqërohen me emocione maksimale. Në këtë kohë dalin në pah stereotipet shekullore. Edhe komentatorët e ndeshjeve bien në klishetë e njohura dhe i përshkruajnë afrikanët p.sh. sipas stereotipeve tipike që përdoren për ta, thotë Zick. Pa marrë parasysh se futbolli ndërkombëtar ka kohl që është bërë pa kufij dhe lojtarët nga Gana dhe Afrika e Jugut luajnë kryesisht në klubet evropiane të futbollit.

Kënaqësinë ndaj ndeshjeve të futbollit nuk e vë askush në pyetje. Por është koha për ta përcaktuar rishtaz krenarinë kombëtare? Si një krenari për Gjermaninë si vend emigracioni me një ekip kombëtar të mrekullueshëm multikulturor?

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROGRAMI I NDESHJEVE PËR TETËSHEN MË TË MIRË TË BOTËRORIT (06.27.2014)
ADNAN JANUZAJ NË BOTËROR - DHE NË HISTORINË E MANCHESTER UNITED (06.27.2014)
FIFA DËNON SUAREZIN ME NËNTË NDESHJE (06.27.2014)
ADNAN JANUZAJ SHPRESON NË DEBUTIMIN E ËNDRRAVE NË BOTËROR (06.26.2014)
EDHE ZVICRA, FRANCA, NIGERIA NË 16-she (06.26.2014)
FIFA - PROCEDURË KUNDËR SUAREZIT, AI THOTË SE ISHTE INCIDENT NORMAL (06.25.2014)
GREQIA KALON NË TURIN E DYTË, KOLUMBIA ELEMINON JAPONINË (06.25.2014)
URUGUAJI DHE KOSTA RIKA ELEMINOJNË ITALINË DHE ANGLINË (06.24.2014)
SUAREZ PËRSËRI KAFSHON? (06.24.2014)
BOSHNJAKËT FAJËSOJNË ARBITRIN PËR HUMBJEN (06.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]