VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUPA E BOTËS - BRAZILI MPOSHT KILIN ME PENALLTI

E Djelë, 06.29.2014, 06:52am (GMT1)


Në Belo Horizonte, Brazili mposhti Kilin në një ndeshje dramatike që u vendos nga 11-metërshi. Kjo ishte beteja e parë në raundin e 16-shes.

Ekipet e përfunduan lojën e rregullt 1-1 me gola të shënuar në pjesën e parë të ndeshjes dhe gjendja nuk ndryshoi as pas 30 minutave shtesë.

Pas rezultatit emocionant 2:2 të penalltive, superstari brazilian Neymar arriti të mashtrojë portierin kilian duke e dërguar topin në rrjetë, ndërkohë që Arturo Vidal i kilit nuk arriti të shënojë, por vetëm goditi shtyllën anësore.

Kili gati shënoi në sekondat e fundit të lojës shtesë, por gjuajtja e Mauricio Pinillas goditi traversën.

Fitorja e çon Brazilin në çerekfinale. Brazilianët po përpiqen të fitojnë për të gjashtën herë kupën e botës.za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.