VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HOLLANDA MUND 2-1 MEKSIKËN DHE KALON NË ÇEREKFINALEDo të luajë me Kosta Rikën që eleminoi Greqinë

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 09:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
HOLLANDA MUND 2-1 MEKSIKËN DHE KALON NË ÇEREKFINALE
Do të luajë me Kosta Rikën që eleminoi Greqinë

E Hënë, 06.30.2014, 05:54am (GMT+1)



BRAZIL - Holanda vë zemrën në fushë dhe bën përmbysjen e madhe "in extremis". Kur të gjithë mendonin se Meksika ishte çerekfinalistja e radhës, pas golit të shënuar në fillim të pjesës së dytë, ndodhi befasia e madhe. Uesli Shnajder barazon fillimisht në minutën e 88-të, një gjuajtje potente nga cepi i zonës, ku portieri meksikan vetëm mund ta shoqëronte me sy.

1-1 dhe Meksika sikur fiket, ndërsa Holanda merr zemër. Ndërkohë kishte nisur koha shtesë. Dhe sërish heroi i fitores duket se do të ishte Arjen Roben, pasi ai fiton penallti, edhe pse e dyshimtë. Nga 11-metërshi i besohet Huntelarit, që ishte hedhur në fushë si zëvendësues në vend të Van Persit. Sulmuesi i Shalkes nuk gabon, gjen cepin e portës dhe 2-1 për Holandën. Festa është e gjitha portokalli, tifozët tulipanë i gëzojnë fitore. Nuk ka më kohë. Meksika nuk arrin të ndërtojë një aksion për të barazuar dhe Holanda e sheh veten në çerekfinale të Botërorit, ashtu si Brazili me Kolumbinë.

Megjithatë, Holanda ndaj Meksikës nuk ka bindur ashtu si në fazën e grupeve. Menjëherë kritikët e kanë cilësuar fitoren ndaj Meksikës me fat, ashtu si atë të Brazilit. Gjithsesi, tulipanët kërkojnë finalen e dytë rresht dhe të katërtën në histori, për të shpresuar më pas te triumfi i parë.

Në raundin tjetër, Holanda do të luajë kundër Kosta Rikës e cila doli fituese ndaj Greqisë me penallti në ndeshjen që u luajt mbrëmë ne oren 22:00.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUPA E BOTËS - BRAZILI MPOSHT KILIN ME PENALLTI (06.29.2014)
FIFA - SUAREZ DUHET TË KËRKOJË TRAJTIM MJEKËSOR (06.27.2014)
NË GJERMANI PATRIOTIZËM I TEPËRT GJATË BOTËRORIT? (06.27.2014)
PROGRAMI I NDESHJEVE PËR TETËSHEN MË TË MIRË TË BOTËRORIT (06.27.2014)
ADNAN JANUZAJ NË BOTËROR - DHE NË HISTORINË E MANCHESTER UNITED (06.27.2014)
FIFA DËNON SUAREZIN ME NËNTË NDESHJE (06.27.2014)
ADNAN JANUZAJ SHPRESON NË DEBUTIMIN E ËNDRRAVE NË BOTËROR (06.26.2014)
EDHE ZVICRA, FRANCA, NIGERIA NË 16-she (06.26.2014)
FIFA - PROCEDURË KUNDËR SUAREZIT, AI THOTË SE ISHTE INCIDENT NORMAL (06.25.2014)
GREQIA KALON NË TURIN E DYTË, KOLUMBIA ELEMINON JAPONINË (06.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]