VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FTESA E HAJVALISË PËR SUAREZIN BËN JEHONË NË BOTË

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 04:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
FTESA E HAJVALISË PËR SUAREZIN BËN JEHONË NË BOTË

E Hënë, 06.30.2014, 02:51pm (GMT+1)



Sulmuesit të Liverpool, Luis Suarez-it, i është bër një ofertë prej 1.200 funtave në muaj për të luajtur për klubin kosovar, derisa ai të vuaj dënimin prej katër muajsh që FIFA-ja ia ka shqiptuar pasi kafshimit që ky ia beri Giorgio Chiellinit, raporton "˜The Telegraph'.

Luis Suarezit iu është ofruar një ikje shokuese nga ndalimi qe të luajë futboll botëror për katër muaj në mbarë botën që FIFA ia ka shqiptuar. E skuadra që ia bëri ofertën është pikërisht ekipi nga Superliga e Kosovës, Hajvalia.
Barcelona pritet të bëjë lëvizje për 27-vjeçarin, përkundër pezullimit të tij të rreptë.

Por gjiganti Katalonas tani përballet me një rival në garë për nënshkrimin e Suarez-it, e që është Hajvalia e cila ka përgatitur një ofertë për lojtarin për të luajtur në Kosovë gjatë ndalimit të tij pasi që Kosova ende nuk është pranuar si anëtare e plotë e FIFA-së dhe për këtë arsye ai do të ishte i paprekur nga rregulloret e Organit Drejtues.
"Suarez nuk mund të luajë në katër muajt e ardhshëm", ka thënë për "˜Sport Plus', Xhavit Pacolli, drejtori i KF Havalia.
"Pasi që ne nuk jemi pjesë e FIFA-së ende, unë mendoj se ai mund të luajë në Kosovë, kështu që ne kemi një ofertë që ne do t'ia dërgojmë Liverpool-it", tha ai.

Hajvalia është e gatshme t'i paguajë Liverpoolit plot 30.000 euro dhe t'i ofrojë Suarezit një pagë prej 1500 euro në muaj në qoftë se ai pranon ofertën për të luajtur në këtë shtet të vogël ballkanik.
"Ky është maksimumi që ne mund të ofrojmë", tha Pacolli. "Ne ofrojmë 30.000 euro dhe një rrogë prej 1500 për çdo muaj", tha ai.
"Kjo mund të tingëllojë qesharake për të, por kjo është e gjitha që ne mund të bëjmë.

Nëse ai është i gatshëm që të vijë dhe të luajë për ne, është i mirëpritur. Meqë ne nuk jemi pjesë e FIFA, do të ishte ideale për të", theksoi Pacolli.
Hajvalia përfundoi në vendin e 6-të sezonin e kaluar, dhe është në pronësi të një këngëtari të famshëm popullor, i njohur si Meda.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HOLLANDA MUND 2-1 MEKSIKËN DHE KALON NË ÇEREKFINALEDo të luajë me Kosta Rikën që eleminoi Greqinë (06.30.2014)
KUPA E BOTËS - BRAZILI MPOSHT KILIN ME PENALLTI (06.29.2014)
FIFA - SUAREZ DUHET TË KËRKOJË TRAJTIM MJEKËSOR (06.27.2014)
NË GJERMANI PATRIOTIZËM I TEPËRT GJATË BOTËRORIT? (06.27.2014)
PROGRAMI I NDESHJEVE PËR TETËSHEN MË TË MIRË TË BOTËRORIT (06.27.2014)
ADNAN JANUZAJ NË BOTËROR - DHE NË HISTORINË E MANCHESTER UNITED (06.27.2014)
FIFA DËNON SUAREZIN ME NËNTË NDESHJE (06.27.2014)
ADNAN JANUZAJ SHPRESON NË DEBUTIMIN E ËNDRRAVE NË BOTËROR (06.26.2014)
EDHE ZVICRA, FRANCA, NIGERIA NË 16-she (06.26.2014)
FIFA - PROCEDURË KUNDËR SUAREZIT, AI THOTË SE ISHTE INCIDENT NORMAL (06.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]