E Enjte, 03.28.2024, 07:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
TALENTET E BOTËRORIT 2014

E Enjte, 07.03.2014, 02:05pm (GMT+1)



Botërori 2014 po rezulton spektakolar pasi të tillë po e bëjnë lojtarët që marrin pjesë në këtë eveniment.

Shumë prej tyre kanë eksperiencë të mjaftueshme për të marrë mbi supe skuadrat e tyre, ndërsa disa të tjerë janë talente të lindur dhe presioni i Kupës së Botës bëhet zero kur ata zbresin në fushën e lojës.
Nga Keylor Navas te Neymar, nga Pogba te Varane. Janë këta disa prej emrave më të lakuar gjatë dirëve të fundit. Asnjëri prej tyre nuk ka luajtur më parë një Kupë Bote, por pavarësisht këtij fakti duket sikur luajnë prej një jete në një eveniment të tillë.

Shpesh herë ata janë shpallur lojtarët më të mirë të ndeshjeve dhe kjo ka bërë që shumë klube të synojnë shërbimet e tyre.

Keylor Navas

Një portier spektakolar. Ai rezultoi vendimtar në goditjen e 11 metërshave në përballjen me Greqinë, por klasi i tij u vu re që në sfidat e grupit kundër Uruguajit, Italisë dhe Anglisë. Mjafton një Botëror ëndrrash që në adresë të tij të vërshojnë oferta nga disa klube evropiane, transmeton "˜ss'.

Alderweireld
Një mbrojtës modern që te Belgjika është përshtatur mjaft mirë në krahun e djathtë. 25-vjeçari nuk ka gjetur ende hapësirat e duhura te Atletico Madrid pasi në pozicionin e tij luajnë si Godin ashtu edhe Miranda, por në të ardhmen me shumë mundësi, Diego Simeone do ta aktivizojë më shumë.

Varane

As dhimbjet e vazhdueshme në gju nuk e kanë shqetësuar qëndërmbrojtësin e "˜Bluve'. Ai është një zbulim i Jose Mourinhos por frytet po i korr Deschamps që e ka kthyer në një titullar të padiskutueshëm. Gjithmonë elegant, 21-vjeçari njihet gjithashtu edhe për shpejtësinë dhe teknikën e lartë.

Gimenez
Një i ri që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e Diego Simeones. Mbrojtësi 19-vjeçar i Uruguajit zëvendësoi kapitenin Diego Lugano, duke përmbushur pritshmëritë e trajneri t Oscar Tabarez.

Feghouli

Po flasim për përfaqësuesin më të denjë të një brezi të talentuar që po rriten në kombëtaren algjeriane. Mesfushori afrikan tregoi gjithë shkëlqimin e tij në ndeshjen kundër Gjermanisë, pavarësisht eliminimit në kohën shtesë.

Pogba
Motori i Francës. Arrin të krijojë superioritet në fushën e lojës por nuk harron të shenjestrojë portat kundërshtare nga jashtë zonës.

Herrera
Është ai fitorja më e madhe e Meksikës në këtë Botëror. Një mesfushor modern dhe i aftë për të kaluar kundërshtarin. E ardhmja është e gjitha e tij.

James Rodriguez
Është padyshim ylli më i shndritshëm i Botërorit. Me 5 gola dhe 2 asiste, mesfushori 22-vjeçar i Kolumbisë i ka bërë të gjithë për vete. Mengjërash i lindur dhe një talent i padiskutueshëm, i cili mban edhe skeptrin e golit më të bukur.

Lukaku
Sulmuesi belg ka bërë një hap përpara edhe pse ai është një talent për të cilin flitet shumë edhe në Angli. Chelsea e ktheu në familje, ndërsa Wilmots fërkon duart për një lojtar që mund të konsiderohet e ardhmja e sulmit të Belgjikës.

Dhe në fund...Neymar

Gjithë bota flet për të që prej shumë vjetësh por Brazil 2014 konfirmoi edhe një herë se këtu po flasim për një sulmues me aftësi të jashtëzakonshme. Ndoshta mosha nuk ia lejon që të marrë përsipër përgjegjësitë për fatet e "˜Selecaos', por e ardhmja është e gjitha për të.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FRANCA DHE GJERMANIA - NË ÇEREKFINALE (07.01.2014)
ADNAN JANUZAJ I PREMTON BESNIKËRI PËRJETË KOMBËTARES BELGE (06.30.2014)
FTESA E HAJVALISË PËR SUAREZIN BËN JEHONË NË BOTË (06.30.2014)
HOLLANDA MUND 2-1 MEKSIKËN DHE KALON NË ÇEREKFINALEDo të luajë me Kosta Rikën që eleminoi Greqinë (06.30.2014)
KUPA E BOTËS - BRAZILI MPOSHT KILIN ME PENALLTI (06.29.2014)
FIFA - SUAREZ DUHET TË KËRKOJË TRAJTIM MJEKËSOR (06.27.2014)
NË GJERMANI PATRIOTIZËM I TEPËRT GJATË BOTËRORIT? (06.27.2014)
PROGRAMI I NDESHJEVE PËR TETËSHEN MË TË MIRË TË BOTËRORIT (06.27.2014)
ADNAN JANUZAJ NË BOTËROR - DHE NË HISTORINË E MANCHESTER UNITED (06.27.2014)
FIFA DËNON SUAREZIN ME NËNTË NDESHJE (06.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]