VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJERMANIA MUND FRANCËN 1-0 NË ÇEREKFINALE

E Premte, 07.04.2014, 08:46pm (GMT1)



Gjermania mposhti Francën me rezultatin 1-0, në çerekfinalet e Kupës së Botës në Rio de Zhaneiro.

Në minutën e 13-të të pjesës së parë, mbrojtësi gjerman Mats Hummels kërceu mbi një mbrojtës francez dhe e dërgoi topin me kokë në rrjetë nga një distancë prej 10 metrash.

Franca e kishte mundur Gjermaninë në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit mes tyre, por për herë të fundit ajo e fitoi Kupën e Botës në vitin 1998.

Gjermania bëhet ekipi i parë që arrin katër herë rresht në çerekfinalen e një kampionati botëror. Asnjë ekip gjerman nuk e ka fituar Kupën që nga viti 1990, kur titullin e mori ish-Gjermania Perëndimore.

Në Fortaleza, Kolumbia luan kundër Brazilit, pesë herë kampion. Kolumbia nuk e ka fituar asnjëherë Kupën dhe luan për herë të parë në një çerekfinale.za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.