VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PELE - DO TË FITOJMË EDHE PA NEYMAR, MOS HARRONI SE BRAZILI FITOI KUPËN E BOTËS PA MUA MË 1962

E Djelë, 07.06.2014, 09:54am (GMT1)


BRAZIL - Drama e Nejmarit në sfidën me Kolumbinë ka ngjallur një ndjenjë pesimizmi te tifozët brazilianë për mundësitë që ka "Seleçao" për ta fituar Kupën e Botës pa yllin e Barcelonës.

Për të mbajtur lart moralin e kombit të tërë, mendon i madhi Pele, i cili bën një paralelizëm me Botërorin e vitit 1962, që u fitua pikërisht nga Brazili, edhe pse vetë ai në atë kohë luajti vetëm një ndeshje.

"Unë u dëmtova dhe mbeta jashtë Kupës së Botës që u zhvillua në Kili. Megjithatë, Zoti i bëri një dhuratë Brazilit, trofeun e Botërorit. Shpresoj që e njëjta gjë të ndodhë me kombëtaren tonë edhe në këtë turne", - u shpreh Pele.

Sa për kujtesë, Kili 1962 duhej të ishte Botërori i Peles, që ishte pa dyshim futbollisti më i mirë në botë, por ai u dëmtua në takimin e parë me Meksikën.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.