VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VETËM KRUL E DINTE PËR ZEVENDËSIMIN

E Djelë, 07.06.2014, 02:50pm (GMT1)



Louis van Gaal ka thënë se i kishte treguar Tim Krulit para çerekfinales me Kostarikën se do të zëvendësohej në rast se ndeshja shkon në vazhdime, por këtë gjë nuk ia kishte bërë të ditur edhe portierit të parë, Jasper Cillessenit.

Trajneri holandez në çastet e fundit të vazhdimeve mori vendim që të zëvendësonte Cillesenin me Krulin që njihej për pritjet e penalltive.

Kjo strategji doli fatale për Kostarikën, të cilës Krul ia ndali dy gjuajtje të penalltive, për t’ia siguruar fitoren Holandës që tani do të përballet me Argjentinën në gjysmëfinale.

“Ne e menduam këtë para ndeshjes”, ka thënë Van Gaal. “Secili lojtar në skuadrën time ka aftësi dhe kualitetet dalluese. Unë mendoja se do të ishte më mirë që Tim të mbronte penalltitë shkaku i përvojës së tij.

“Por këtë nuk ia treguam edhe Jasperit sepse nuk donim që ai të zhgënjehej para ndeshjes. Por secili portier ka kualitetet e tij dhe menduam se Tim kishte përvojë më të gjatë në pritjen e penalltive”.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.