VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Australian Open - Roger Federer shkëlqen - Gjokoviç dorëzohet
E Djelë, 02.01.2009, 04:52pm (GMT1)

27 Janar - Voal-online - Në çerek finalet e Australian Open përfundoi ëndërra e serbit Novak Djokovic i cili nuk arriti që të mbronte titullin e tij. Në fushën e tenisit në Melbourne, Djokovic nga stresi i madh detyrohet që ta braktisë fushën ndërsa po ndeshej me amerikanin Andy Roddick i cili ishte në epërsi të padiskutueshme. Serbi hoqi dorë pas një gjendje fizike të dobësuar. Në fillim ka kërkuar një stop për t'u vizituar nga mjeku, pastaj ka provuar që ta rivazhdojë lojën por më kot, duke u detyruar që të dorëzohet. Ndërsa zvicerani Roger Federer është shfaqur në çerek finale me një gjendje fizike dhe shkëlqyer, duke e mundur fare lehtësisht argjentinasin Juan Martin Del Potro me një fitore mahnitëse 6-3 6-0 6-0. Gjysëm finalja pra do të luhet midis Roddick-Federer, që pritet të jetë një ndeshje e madhe klasike tenisi, ku Federer ka një bilanc pak më të mirë se amerikani.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.