VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ARGJENTINA DEL NË FINALE

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 05:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
ARGJENTINA DEL NË FINALE

E Enjte, 07.10.2014, 09:21am (GMT+1)



Rivalja e Gjermanisë për titullin kampion të Botërorit 2014 do të jetë Argjentina. Në një ndeshje të fortë, argjentinasit dolën në finale pas penalltive 4:2.

Kush kishte pritur në ndeshjen me Argjentinën një spektakël si ai i Gjermanisë me Brazilin u zhgënjye. Ndeshja u mbizotërua nga një mbrojtje e fortë e të dy kundërshtarëve. Nga 63.267 spektatorët në arenën e Sao Paulos, kombëtarja argjentinase fitoi 4:2 në 11-sh kundër Holandës. Maxi Rodriguez solli fitoren për Argjentinën, në një kohë kur portieri Sergio Romero mundi të priste dy topa të holandezëve.

"Duam të fitojmë"


"Ne e kemi merituar fitoren. Kishim shanset më të mira. Luajtëm në mënyrë inteligjente dhe jemi shumë krenarë", tha Javier Mascherano, i cili pret një ndeshje të vështirë kundër Gjermanisë. "Sigurisht që duam të fitojmë. Kjo është ndeshja më e rëndësishme në jetën tonë. Gjermania ka një skuadër fantastike."

Në fillim të dy ja skuadrat u përqëndruan tek mbrojtja. Një goditje e lirë solli njëherë rrezik për holandezët, por Japser Cillesen arriti të përballojë sfidën. Edhe pse në pjesën e dytë të ndeshjes të dyja skuadrat kërkonin portën, përplasja mbeti e përqëndruar në mesfushë. Ndërsa në kohën shtesë ishtë Robben që i rrezikoi argjentinasit, por goli mbeti një ëndërr deri në kohën e penalltive.

Pas ndeshjeve finale të vitit 1986 dhe 1900, është hera e tretë që luhet një finale e Botërorit mes Gjermanisë dhe Argjentinës. Ndërkohë trajneri gjerman Joachim Löw e pret me dëshirë sfidën tradicionale. "Europa kundër Amerikës jugore - një konstelacion intrigues." "Argjentina është shumë e fortë në defensivë, kompakte dhe e mirëorganizuar. Ndërsa në ofensivë ata kanë lojtarë të shkëlqyer si Messi dhe Higuaian. Do të përgatitemi shumë mirë për Rion", komenton trajneri gjerman ndeshjen e ardhshme të së dielës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LOTËT E BRAZILIT - BLOG NGA ELIDA BUÇPAPAJ (07.09.2014)
BRAZILIANËT KËRKESË ZYRTARE PAPËS - MOS E BEKO ARGJENTINËN! (07.08.2014)
GJYSMËFINALJA E BOTËRORIT - BRAZILIT TANI I LEJOHET TË HUMBASË (07.08.2014)
FUTBOLL - GJYSMËFINALJA E PARË, BRAZIL-GJERMANI (07.08.2014)
VETËM KRUL E DINTE PËR ZEVENDËSIMIN (07.06.2014)
PELE - DO TË FITOJMË EDHE PA NEYMAR, MOS HARRONI SE BRAZILI FITOI KUPËN E BOTËS PA MUA MË 1962 (07.06.2014)
ARGJENTINA DHE HOLLANDA NË GJYSËMFINALE (07.06.2014)
BRAZIL 2014 - PËR NEYMAR BOTËRORI KA PËRFUNDUAR (07.05.2014)
GJERMANIA MUND FRANCËN 1-0 NË ÇEREKFINALE (07.04.2014)
BRAZILI - PLOT 39 VJET PA HUMBUR NË SHTËPINË E VET (07.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]