VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BRAZIL - ARRATISET KREU I PARTNERIT TË FIFA-s

E Premte, 07.11.2014, 09:57am (GMT1)



Autoritetet braziliane kanë njoftuar se një zyrtar nga shërbimet e mikpritjes së Kampionatit Botëror të Futbollit ka ikur nga hoteli në Rio de Zhaneiro për të shmangur arrestimin nën akuzat për shitje të paligjshme të biletave.

Zyra e prokurorit në Rio ka thënë se Raymond Whelan, drejtor i kompanisë partnere të FIFA-s, Match Services, është arratisur pasi një gjykatës ka urdhëruar paraburgimin e tij dhe të dhjetë të dyshuarve të tjerë.

Britaniku Whelan akuzohet se ka qenë i përfshirë në një rrjet, i cili ka shitur mijëra bileta në vlerë prej miliona dollarësh qysh nga Kupa e Botës më 2002.

Policia është vënë në kërkim të tij.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.