VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LEBRON JAMES RIKTHEHET TEK CLEVELAND

E Premte, 07.11.2014, 09:14pm (GMT1)


Ylli i basketbollit amerikan Lebron James thotë se po rikthehet tek ekipi i Clevelandit, Cavaliers pas katër sezoneve me Heat të Miamit.

Ai deklaroi vendimin e tij në një ese në revistën Sports Illustrated, duke u dhënë fund spekullimeve se cilën skuadër do të zgjidhte për sezonin e ardhshëm lojtari më i kërkuar basketbollit.

James shkruan se gjithmonë kishte menduar se do të kthehej në Cleveland dhe do ta përfundonte atje karrierën. Ai shton gjithashtu se nuk mund të premtojë se do t'ia sigurojë ekipit titullin kampion, por është gati për të përballuar sfidën.

Rritur në shtetin e Ohajos, jo larg nga Cleveland, James ka luajtur për skuadrën Cavaliers në shtatë sezonet e tij të para si basketbollist profesionist.za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.