VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SCOLARI JEP DORËHEQJEN - NUK DO TË JETË MË TRAINER I BRAZILIT

E Hënë, 07.14.2014, 09:54am (GMT1)


Voal-online.ch - Vendimi ishte parashikuar pas poshtërimit të pësuar nga Gjermania në gjysmëfinale, por tashmë përfundimisht është e qartë: Luiz Felipe Scolari nuk do të trajnojë më Brazilin. Të dielën Scolari, i cili më parë kishte deklaruar se ia linte në dorë Federatës vendimin, sipas mediave të ndryshme braziliane ka dhënë në mbrëmje dorëheqjen. Por ai do të jetë zyrtarisht trajner edhe dy javë.

Felipão nga 29 ndeshje ka pasur 19 fitore, 6 barazime e vetëm 4 humbje. Por tronditja e dy ndeshjeve të fundit, ky pësoi 10 e shënoi vetëm një gol, nuk linin më dyshime se ishte e domosdoshme që të ndërrohej trajneri i Kombëtares braziliane.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.