VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHQIPTARËT PUSHTOJNË BUNDESLIGËN

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 08:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
SHQIPTARËT PUSHTOJNË BUNDESLIGËN

E Djelë, 08.03.2014, 08:41am (GMT+1)



Një kampionat i fortë me shumë shqiptarë. Bundesliga gjermane, që llogaritet njëra prej ligave më të forta në Evropë, këtë herë do të kenë numër të madh shqiptarësh. Si kurrë më parë, pjesë e elitës së futbollit gjerman deri më tani janë bërë dhjetë shqiptarë. Ky numër mund të rritet, nëse Ilir Azemi kalon tek Eintracht Frankfurti, të cilët po i japin 2 milionë euro për sulmuesin llapjan të Greuther Furthit, por është skuadra e tij që nuk po e refuzon ofertën.

 

Katërshja e Zvicrës

Katër nga pesë shqiptarët që luajtën në Kampionatin Botëror me Zvicrën, tani do të sfidojnë njëri-tjetrin. Këtë numër e shtoi Valon Behrami, që nga Napoli të premten iu bashkua Hamburgerit në stërvitje. Nënshkrimi pritet të bëhet sot. Xherdan Shaqiri me gjasë edhe këtë edicion do të veshë fanellën e Bayern Munichut, bashkë me Ylli Sallahin, i cili pritet të jetë sërish pjesë e ekipit të parë të gjigantit botëror. Granit Xhaka po ashtu do të mbetet në Borussia Monchengladbach, me të cilët nisi përgatitjet ditë më parë, kurse Admir Mehmedi do të bëjë gola sërish me Freiburgun.

 

Treshja kuqezi

Mërgim Mavraj, Alban Meha, dhe së fundi, Valmir Sylejmani, që pranoi të veshë fanellën e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, do të jenë në Bundesligën 1. Mavraj rikthehet me Kolnin, tek e cila kaloi sapo u mbyll kampionati i Bundesligës 2. Meha u inkuadrua me Paderbornin, kurse Sylejmani ishte pjesë e Hannoverit edhe vitin e kaluar.

 

Treshja e Kosovës

Ylli Sallahi, Donis Avdijaj e Albion Avdijaj, janë tre lojtarët që pritet të luajnë për Kosovën. Madje, ky i fundit ishte edhe në miqësoret me Turqinë e Senegalin. Me këtë të fundit, luajti titullar. Albioni tek dje (e premte) u rikthye te Wolfsburgu, pas huazimit tek Grasshopersi i Zvicrës. Donisi për herë të parë pritet të jetë pjesë e ekipit të parë të Schalkes, me të cilët po shkëlqen në miqësore, kurse Sallahi do të jetë edhe në ekipin B edhe në atë A të Bayernit.

 

Shqiptarët e Bundesligës

Xherdan Shaqiri (Bayern Munich)

Valon Behrami (Hamburger SV)

Granit Xhaka (Borussia M.)

Admir Mehmedi (SC Freiburg)

Mërgim Mavraj (Koln)

Alban Meha (Paderborn)

Ylli Sallahi (Bayern Munich)

Donis Avdijaj (Schalke 04)

Valmir Sulejmani (Hannover 96)

Albion Avdijaj (Wolfsburg)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BIZNESI I FUTBOLLIT AMERIKAN (08.02.2014)
BAYERNI URON MYSLIMANËT ME NJË FOTO TË SHAQIRIT (07.28.2014)
BRITANIA KËRKON QË RUSIA TË MOS E ORGANIZOJË KUPËN BOTËRORE NË FUTBOLL (07.27.2014)
HAXHI KRASNIQI MBRON TITULLIN WBO, MERR EDHE TITULLIN E WBA (07.27.2014)
NDËRRON JETË FUTBOLLISTI GJERMAN - PAS NJË 'LUFTE' ME DEPRESIONIN (07.20.2014)
NEYMAR RISHFAQET ME TË FEJUARËN (07.20.2014)
BLATTER I VË KUPËS SË BOTËS NOTËN 9,25 NGA 10 TË MUNDSHME (07.14.2014)
SCOLARI JEP DORËHEQJEN - NUK DO TË JETË MË TRAINER I BRAZILIT (07.14.2014)
GJERMANIA GATI PËR FINALEN E FINALEVE (07.13.2014)
NDIHMUAN PADREJTËSISHT QË VANESSA-MAE TË MARRË PJESË NË OLIMPIADË, PEZULLOHEN (07.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]