VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - POLICIA DO TË TËRHIQET NGA STADIUMET NË BUNDESLIGË

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 12:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
POLICIA DO TË TËRHIQET NGA STADIUMET NË BUNDESLIGË

E Enjte, 08.07.2014, 07:00am (GMT+1)



Bremeni ishte i pari që vendosi ta tërheqë policinë nga stadiumi. Të këtij mendimi janë edhe autoritetet në NRW. Por këto vendime kanë shkaktuar reagime kundërthënëse.

Ndeshjet për kategorinë e parë të Bundesligës gjermane do të nisin më 22 gusht, por që tani janë ndezur disa debate interesante, në prag të ndeshjeve të para derbi, që kanë të bëjnë me sigurinë në stadiume. Bremeni është landi i parë i cili ka kërkuar që Liga e Futbollit Gjerman të paguajë një pjesë të shpenzimeve për angazhimin e policisë.

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) reaguar me anulimin e vendimit që në Bremen të zhvillohet ndeshja e kombëtares gjermane kundër Gjibraltarit. Edhe sindikata e policisë është përfshirë në këtë debat dhe ka kërkuar nga klubet një pagesë prej 50 milionë eurosh në vit.

Ndërkohë edhe landi i Renanisë Veriore - Vestfalisë (NRW) ka bërë të ditur se do të reduktojë menjëherë kontigjentin e policisë për sigurimin e ndeshjeve dhe madje paralajmëroi edhe për tërheqjen e plotë të policisë nga stadiumet. Në NRW luajnë gjashtë klube në kategorinë e parë: Dortmundi, Shalke, Këlni, Leverkuzeni, Mënhengladbah dhe Paderborn. Ministri i Brendshëm i këtij landi Ralf Jäger thotë se policia do të rrijë anash dhe nuk do të shfaqet në stadiume.

Apelimi tek fansat


Ministri Jäger reagon kështu ndaj planeve për shkurtime në polici ndërkohë që kërkohet siguri maksimale në stadiume. Policia ka qenë e angazhuar gjatë vitit të kaluar mbi 300.000 orë në stadiume dhe rreth stadiumeve.

Tani fansat duhet ta marrin vetë përgjegjësinë për sigurinë. Gazeta Bild shkruan se "Policia e NRW dhe fansat janë të përgjegjshëm dhe mund të jetojnë në një kbashkëekzistencë paqësore". Edhe klubet duhet të kujdesen për sigurinë, si për shembull me vullnetarë apo kujdestarë, të cilët duhet të shoqërojnë tifizët deri në dalje nga stadiumet.

Përfaqësuesit e fansave kanë dërguar sinjalet e para pozitive. Sipas tyre, kjo dëshmon se vetë ata duhet të jenë më të përgjegjshëm. Volker Goll pohon se ky "është një sinjal pozitiv".

NRW planifikon zbatimin e një projekti pilot, fillimisht në katër ndeshje. Por në ndeshjet me rrezik të lartë nuk do të ketë shkurtime të pranisë së policisë, si për shembull në ndeshjen mes Këlnit dhe Burosiua Mënhengladbah. Në fuqi mbeten edhe masat e rrepta për qëndrimin dhe pasojat për tifozët e dhunshëm.

Rritja e dhunës është e paraprogragmuar?

Po a do të funksionojnë këto masa? Drejtori i sindikatës së policisë në NRW, Arnold Plickert, nuk beson se këto masa do të japin rezultatet e duhura. Sipas tij, policia nuk mund t'ua lërë të hapur rrugën personave të gatshëm për dhunë.


Harald Lange, profesor në Institutin për Kulturën e Sportdashësve mendon se debati është i tepruar. Çështja e uljes së kostove është me siguri në rregull, por siguria dhe rendi në Gjermani janë çështje e shtetit dhe policisë. "Kur të vijë herën tjetër Obama në Gjermani, a thua CIA do të paguajë shpenzimet për praninë e policisë sonë? Si do të sigurohen takimet elektorale të partive apo festat popullore? A thua demonstrantët do të paguajnë për sigurinë gjatë protestave kundër transporteve të lëndëve bërthamore?

Kritika ka pasur edhe nga Berlini. Senatori për Punët e Brendshme Frank Henkel mendon se debati është i tepruar. Ai ka mirëkuptim për kolegën e tij nga NRW, por tërheqja e policisë nga stadiumet është një sinjal i keq." Në Berlin nuk ekzistojnë plane të këtilla.

Shembujt nga Evropa

Klubet në federatat evropiane paguajnë prej kohësh një pjesë të shpenzimeve për sigurinë e stadiumeve. Klubet e Francës, për shembull. Në Spanjë dhe në Angli shteti paguan për angazhimin e policisë jashtë stadiumeve. Klubet në Spanjë angazhojnë firma private për sigurinë në stadiume. Kurse në Britaninë e Madhe përgjegjëse për sigurinë në stadiume janë krejtësisht klubet.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BOLT RIKTHEHET PAS NJË VITI - THYEN REKORD (08.03.2014)
SHQIPTARËT PUSHTOJNË BUNDESLIGËN (08.03.2014)
BIZNESI I FUTBOLLIT AMERIKAN (08.02.2014)
BAYERNI URON MYSLIMANËT ME NJË FOTO TË SHAQIRIT (07.28.2014)
BRITANIA KËRKON QË RUSIA TË MOS E ORGANIZOJË KUPËN BOTËRORE NË FUTBOLL (07.27.2014)
HAXHI KRASNIQI MBRON TITULLIN WBO, MERR EDHE TITULLIN E WBA (07.27.2014)
NDËRRON JETË FUTBOLLISTI GJERMAN - PAS NJË 'LUFTE' ME DEPRESIONIN (07.20.2014)
NEYMAR RISHFAQET ME TË FEJUARËN (07.20.2014)
BLATTER I VË KUPËS SË BOTËS NOTËN 9,25 NGA 10 TË MUNDSHME (07.14.2014)
SCOLARI JEP DORËHEQJEN - NUK DO TË JETË MË TRAINER I BRAZILIT (07.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]