VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MUSTAFI KUSHTON 50 MILIONË EURO

E Djelë, 08.10.2014, 02:07pm (GMT1)



Qendërmbrojtësi shqiptar shkodran Mustafi iu bashkua Valencias më herët gjatë kësaj jave nga Sampdoria, në transferim me vlerë prej 8 milionë euro. Lojtari gjerman vendosi që ta vazhdojë karrierën tek skuadra e famshme nga La Liga duke i dhënë lamtumirën klubit nga qyteti i Genovas, që i dha shumë dhe siç tha ai: "Më mësoi të bëhem mbrojtës". Mustafi ka nënshkruar kontratë me Valencian deri në vitin 2019. Dhe, gazetari i mirënjohur i "Sky Sport", Gianluca di Marzio ka zbuluar një veçanti në marrëveshjen e Mustafit me klubin spanjoll. Tani, dëmshpërblimi i kontratës së tij me Valencian vlen 50 milionë euro. Shifër jashtëzakonisht e lartë por që mund të konsiderohet si sinjal se skuadra nga Mestalla e planifikon të tashmen dhe të ardhmen me Mustafin. Mbrojtësi kurorëzoi një vit të suksesshëm gjatë të cilit luajti dhe fitoi Kampionatin botëror me Gjermaninë e më pas iu bashkua një klubi të famshëm si Valencia.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.