VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHKËLZEN GASHI SHËNON SËRISH PËR BAZELIN - 4 GOLA NË 6 NDESHJE

E Hënë, 08.18.2014, 09:20am (GMT1)



TIRANE - Mesfushori i Kombëares shqiptare, Shkëlzen Gashi, nuk ka të ndalur në kampionatin zviceran të futbollit. Kosovari i Bazelit ka shënuar golin e tij të radhës në fitoren jashtë fushe që skuadra e tij ka marrë ndaj Sionit. Gashi shënoi golin e parë në këtë takim, duke i hapur udhë suksesit të Bazelit në fushën e Sionit, duke fituar në shifrat përfundimtare 2-3. Streller në pjesën e dytë çoi shifrat në 0-2, përpara se Sion të barazonte rezultatin. Herea shkurtoi fillimit në të 69'-tën, ndërsa në të 74'-ën, Xhaka shkaktoi 11-metërsh, duke u dhënë mundësinë vendësve të barazonin. Një autogol i portierit Vanins në minutën e 84-t i dha fitoren Bazelit, që u ngjit në kuotën e 15-të pikëve si kryesues. Ishte ky goli i katërt në gjashtë javë të luajtura në elitën helvete të futbollit, duke e bërë kështu shqiptarin golashënuesin më të mirë të kampionatit zviceran, ashtu siç u shpall edhe vitin e kaluar me 19 golat e realizuar me ekipin e Grashopers. Edhe pse ka ndërruar ekip këtë sezon, Gashi sërish po shfaq një formë shumë të mirë. Vlen të përmendet se në këtë fitore ishte edhe anëtari tjetër i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, i cili ende nuk ka bërë debutimin si kuqezi.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.