VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOMERCIALIZIMI I BUNDESLIGËS

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 01:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
KOMERCIALIZIMI I BUNDESLIGËS

E Premte, 08.22.2014, 02:38pm (GMT+1)


Bundesliga po lulëzon. Për të konkurruar ekonomikisht, shumë klube po shndërrohen në shoqëri aksionare.

VfB Stuttgart ishte "shoqata e fundit e futbollit që arriti të fitonte Kampionatin Gjerman në vitin 2007", tha presidenti i klubit Bernd Wahler në korrik në një intervistë, duke shtuar: "probabiliteti që së shpejti kampionati të fitohet përsëri nga një shoqatë është sipas tij tepër i vogël." Në fakt klubet e organizuar në formë shoqate nuk kanë fituar më që atëhere asnjë titull, por renditen në vendet e poshtme të tabelës.

Kjo pritet të ndryshojë me ndihmën e aksionerëve të pasur: VfB Stuttgart planifikon që sektorin e licencës për lojtarët ta shndërrojë në një shoqëri aksionare. 25 për qind e aksioneve të saj do të shiten për rreth 70 milionë euro. Aksioneri kryesor mund të jetë koncerni i automobilëve Daimler që aktualisht paguan për përdorimin e emrit të stadiumit.

Edhe Hamburger SV do ta ndjekë këtë shembull. Kurse Hertha BSC e Berlinit e ka bërë tashmë atë. Ajo i ka shitur aksione të klubit investitorit financiar KKR - për 60 milionë euro. Henning Vëpel nga Instituti i Hamburgut për Ekonominë Ndërkombëtare (HWWI) thotë se tani kjo është kthyer në prirje të kohës: "Gjithënjë e më pak klube po sillen si klube klasike. Ato ndryshojë formën ligjore për të qenë konkurruese dhe për të gjetur burime të reja financimi."

Modele të ndryshme financimi


Shembull për këtë proces është FC Bayern München, që në vitin 2002 e shndërroi klubin e profesionstëve në një shoqëri aksionare. Për momentin numrin më të madhe të aksioneve, 24,9%, i kanë Adidas, Allianz dhe Audi. Shoqëria e sigurimeve Allianz ka paguar për aksionet e saj prej 8,3% 110 millionë euro.

Një formë tjetër financimi është ajo përmes sponsorëve. Këtë model përdor Schalke 04 që ka formën e shoqatës. Schalke 04 nuk shet aksione, por jeton kryesisht prej sponsorëve. Aktualisht Schalke 04 ka si sponsor koncernin energjetik rus Gazprom. Gazpromi përfiton prej emrit të mirë të Schalke 04, por klubi vetë po dëmtohet tani prej imazhit të politikësa aktuale të Kremlinit dhe të Putinit.

Një model tjetër financimi është ai i bashkësisë sportive që kanë zgjedhur VfL Wolfsburg dhe Bayer 04 Leverkusen. Paratë e tyre këto klube i marrin nga koncerne të tilla si ai farmaceutik Bayer apo Volkswagen që financon VfL Wolfsburg. Por ky model financimi i fut klubet sportive në një varësi edhe më të madhe nga paradhënësit.

Shoqatata e fundit


Në rast se kërkon në Bundeslige klube që funksionojnë ende si shoqata dhe nuk varen prej sponsorëve të mëdhej ato i gjen nga fundi i tabelës. Të tillë janë p.sh. Augsburgu, Mainzi, Freiburgu, dhe Paderborni. Edhe pse ata "punojnë shumë mirë, ata bien vazhdimisht në fund të tabelës dhe madje aty dhe do të mbeten në rast se komercializimi i Bundesliges do të vazhdojë si tani" - mendon Henning Vëpel.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ADNAN JANUZAJ - E NDJEJ PRESIONIN QË MË JEP FANELLA E TË MADHIT GIGS (08.18.2014)
SHKËLZEN GASHI SHËNON SËRISH PËR BAZELIN - 4 GOLA NË 6 NDESHJE (08.18.2014)
EKIPI I ËNDRRAVE TË BASKETBOLLIT E ANULON VIZITËN NË AFRIKË (08.16.2014)
MUSTAFI KUSHTON 50 MILIONË EURO (08.10.2014)
SHAH - BETEJË E ASHPËR E RUSISË KUNDËR KASPAROVIT (08.10.2014)
BLERIM XHEMAJLI I KËNAQUR ME INTERESIMIN NGA SEVILJA (08.07.2014)
POLICIA DO TË TËRHIQET NGA STADIUMET NË BUNDESLIGË (08.07.2014)
BOLT RIKTHEHET PAS NJË VITI - THYEN REKORD (08.03.2014)
SHQIPTARËT PUSHTOJNË BUNDESLIGËN (08.03.2014)
BIZNESI I FUTBOLLIT AMERIKAN (08.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]