VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MAJLINDA KELMENDI SËRISH KAMPIONE E BOTËS

E Martë, 08.26.2014, 03:08pm (GMT1)



Xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi, ka mbrojtur titullin e kampiones botërore në Xhudo duke mposhtur në finalen e Kampionatit Botëror në Rusi, Andrea Chitun nga Rumania.

Majlinda për të arritur në këtë finale mposhti fillimisht Vanessa Cortesian nga Venezuela, pastaj Bundma Munkhbaatarin në çerekfinale dhe në gjysmëfinale "shkatërroi" rusen Natalia Kuiutinan që e kishte mposhtur edhe vitin e kaluar.

Majlinda në listën e saj të medaljeve ka edhe të artën nga Kampionati i fundit evropian.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.