E Martë, 08.11.2020, 10:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 

Çfarë është Australian Open


E Hënë, 02.02.2009, 05:16pm (GMT+1)

(Voal-online) Përpara 20 vitesh një udhëtim deri përtej Oqeanisë, pra në Australi, zgjaste plot 45 ditë, prandaj ishte e pamundur të organnizoheshin veprimtari të mëdha ndërkombëtare. Kështu që Australian Open nuk e ka shkëlqimin e Roland Garros ose mitin e Wimbledon. Por gjithsesi turneu botëror që zhvillohet në Melbourne Park tashmë e meriton vëmendjen e plotë të ekspertëve.

Takimi i parë i Grand Slams, veprimtarive të mëdha vjetore të tenisit, me pjesëmarrjes nga Azia dhe nga Oqeania, filloi më 1905 në Melbourne. Arsyeja pse ata grumbulloheshin në Australi ishte pikërisht e njëjta që sapo përmendëm – një udhëtim prej atje për në Europë, apo nga Europa për atje, zgjaste me anije plot 45 ditë. Deri atëherë ekzistonin vetëm „kampionatet auzaustraliane“ („Australasian Championships“), sepse ende kjo veprimtari nuk e kishte marrë emrin e turneut botëror të tenisit. Prandaj është e lehtë ta marrësh me mend pse në listën e fituesve deri në vitin 1927 kishte vetëm australianë. Ndonëse veprimtaria krijonte dalëngadalë një traditë dhe ajo lidhej edhe me festa të mëdha të atjeshme si Krishlindjet apo Viti i Ri, prapë se prapë mbetej pa ndonjë rëndësi të veçantë.

Një vit pas fillimit të epokës së mirëfilltë të Australian Open, më 1969, do të merrte pjesë, më në fund, një konkurent amerikan, Arthur Ashe. Edhe emra të tjerë perëndimorë si Guillermo Vilas dhe Jimmy Connors do të shfaqen më vonë në listën e fitimtarëve. Por do të duheshin vite e vite derisa veprimtaria do të merrte natyrën e turneut botëror dhe derisa ajo do të renditej edhe zyrtarisht në kuadrin e veprimtarive më të mëdha botërore të tenisit profesionist. Shumë yje të kreut të këtij sporti, ndër të tjerë edhe Björn Borg ende e shpërfillnin këtë veprimtari. Por gjithsesi do të vinte koha që Australian Open do të merrte statusin si Grand-Slam-Turnier, pra në elitën e veprimtarive botërore të tenisit.

Do të ishin vitet 1980 përcaktuese vendimtare për Australian Open. Në vitin 1983 do të ishin tenistë të mëdhenj si Ivan Lendl, John McEnroe dhe Mats Wilander të cilët do t’ia jepnin famën përfundimisht turneut. Përfundimisht edhe vendi ku mbahej turneu, prej 1972 në

Stadiumin Kooyong, do të ndryshonte. Një nga vendet ku do të zhvillohej ky turne do të ishte Flinders Park, ndërsa më vonë në Melbourne Park.

Tashmë, në fusha tejet moderne, ndeshjet zhvillohen në 24 vende kryesore, në dy arena tepër të mëdha. Rod Laver-Arena ka 14820 vende, ndërsa Hisense Arena (më herët quajtur Vodafone Arena) ka 10000 vende. Risia aktuale është „Plexicushion“, realizuar në vitin 2008. Çka e favorizon së tepërmi turneun Australian Open, veprimtaria më e madhe e këtij lloji në kontinentin e pestë, është se ai zhvillohet pikërisht në mesin e verës australiane. Ka raste kur ndeshjet nuk mund të zhvillohen dot prej temperaturave tejet të larta, prandaj stadiumet janë të pajisura edhe me çati të cilat mund të mbyllen plotësisht duke bërë të mundur që të përdoret ajri i freskët i kondicionuar.

Rekordin prej 62885 shikuesve në një ditë do ta arrinte pikërisht në turneun e vitit 2008. Kjo do të shënohej në ndeshjen finale. Do të kaloheshin rekordet e arritura në finalen e fituar nga

Rainer Schüttler (gjerman, 2003), Marcos Baghdatis (qipriot, 2006), Fernando Gonzalez (ekuadorian, 2007) dhe më fund nga Jo-Wilfried Tsonga (francez, 2008). E paharrueshme do të mbetet në histori edhe pjesëmarrja e Roger Federer më 2007. Në gjysmëfinale zvicerani do të mundej nga amerikani Andy Roddick, pas një loje, sipas ekspertëve, të përkryer. Mbetet e paharrueshme edhe konferenca e shtypit që jepte amerikani.

Roger Federer nuk e fitoi dot turneun e vitit 2007, por ai e kishte fituar atë në vitin 2004 dhe në vitin 2006, ndërsa më 2005 në gjysmëfinale, në një ndeshje legjendare përballë Marat Safin, ku setet përundimtare do të ishin 9:7. Edhe vitin e shkuar Federer do të ndalej në gjysmëfinalen e turneut.

Edhe sivjet, më 1 shkurt tashmë Roger Federer humbi finalen më të hatashme dhe më cilësore të Australian Open përballë  Rafael Nadal 5:7, 6:3, 6:7 (3:7), 6:3, 2:6, fitore nëpërmjet së cilës spanjolli merr Titullin e gjashtë Grand Sllam. Kjo u vendos në setin e pestë të lojës, kur Federer kishte në dorë të mbyllte setin në favor të tij, por mbas një gjuajtje të dobët ia la radhën spanjollit që nuk deshi ta lëshonte rastin nga dora më. Nadal fitoi kështu katërpikëshin e fundit dhe ia mbylli rrugën e fitores përfundimisht kundërshtarit. Dy lojtarët më të mirë të botës patën në Rod Laver Arena një duel nga më të paparët, takim që vinte pas atij që patën mes tyre në Finalen e Wimbledon 2008. Nadal vinte në finale vetëm dy ditë pas ndeshjes maratonë përballë spanjollit tjetër Fernando Verdasco.

Komentatorët thonë se Federer humbi raste të panumërta, duke mos e arritur as këtë radhë ëndërrën e tij për të barazuar rekordin absolut të Pete Sampras që ka 14 tituj Slam. Nuk di askush t’ia gjejë arsye kësaj humbjeje të bazilezit. Kur luan kundër Nadal është gjithmonë një tjetër Federer. A është ky një problem taktik, një formë e nënshtrimit psikologjik, ndoshta këtë e di vetëm Federer. Por humbja e plot rasteve përballë spanjollit që iu duk të gjithëve i dobësuar dhe më i prirur të gabojë, e bën edhe më të mprehtë paaftësinë e Federer për ta zbërthyer enigmën Nadal. Kështu spanjolli 22 vjeçar nga Manacor shkruan për herë të parë emrin e tij në pemën e artë të turneut australian dhe e bën këtë pas një beteje që ka zgjatur 4 orë e 22 minuta. Federer ndalet për momentin, së paku për disa muaj, për të arritur suksesin e 14 aq të dëshiruar.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kardinalët ndalen, Pitsburgu fiton kampionatin amerikan të superbollit (02.02.2009)
Nadal triumfon kundër Mbretit Federer në Australian Open (02.01.2009)
Australian Open - Roger Federer shkëlqen - Gjokoviç dorëzohet (02.01.2009)
Milan sfidoi Mançester Siti dhe Kakà sfidoi sheikun miliarder (02.01.2009)
Sheiku Mansur deklaron: "Kakà është tashmë lojtar i Manchester City" (02.01.2009)
Xhixhi Bufon portieri më i mirë në historinë e futbollit (02.01.2009)
Kristian Ronaldo - Fifa World Player - Topi i Artë - s'kualifikoi argjentinasin Lionel Messi (02.01.2009)
Djaloshi 60 vjeçar Xhorxh Forman - I dyti në botë pas Muhamet Aliut (02.01.2009)
Ronaldo i palënduar në aksident (02.01.2009)
Sporti zviceran më 2008 - Kançelara zbriti Federerin në vendin e dytë (02.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 

 
VOAL
[Shko lart]