VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA - FITUESE E KUPËS BOTËRORE NË BASKETBOLL

E Hënë, 09.15.2014, 06:54am (GMT1)


Shtetet e Bashkuara fituan Kupën Botërore në Basketboll FIBA dhe automatikisht, një vend në Lojërat Olimpike, që e sigurojnë fituesit këtij titulli.

Skuadra amerikane mundi atë të Serbisë në ndeshjen që u zhvillua në Madrid, me rezultatin e thellë 129-92.  Kjo është hera e parë që skuadra amerikane e basketbollit për meshkuj siguron dy fitore të kupës botërore njëra pas tjetrës.

22-vjeçari Kyrie Irving, i skuadrës "Cavaliers" të Cleveland-it, organizatori i lojës, ishte lojtari që shënoi më shumë pikë, gjithsej 26.

Ai shënoi në të 6 gjuajtjet tre-pikëshe që pati rastin gjatë lojës, duke siguruar edhe titullin "Lojëtari më i vlefshëm" për turnamentin.  

Fitorja e së dielës i siguron skuadrës amerikane të basketbollit një vend në Lojërat Olimpike Verore të Rio de Janeiro në vitin 2016, në mënyrë automatike, pa qenë e nevojshme të paraqitet në ndeshjet skualifikuese.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.