VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BOKSIERI BRITANIK NË GJENDJE KRITIKE

E Hënë, 09.15.2014, 09:25am (GMT1)



Boksieri britanik, Jerome Wilson, është në gjendje kritike në spital ku i është nënshtruar një operimi në kokë pas lëndimeve që mori në humbjen e pësuar nga kamerunasi Serge Ambomo, të premten mbrëma në Sheffield të Anglisë. Lajmin e ka bërë të ditur kompania promovuese e Wilsonit, Coldwell Boxing.

"Jerome Wilson për fat të keq ka pësuar lëndime të rënda gjatë luftës së tij në Sheffield të premten. Pas operimit në tru për t'i shpëtuar jetën, ai aktualisht është në gjendje kritike në spital. Periudha e Jeromet për t'u rikuperuar nga lëndimet do të kërkojë kohë të pacaktuar dhe qartë se karriera e tij ka mbaruar", është thënë nga Coldwell Boxing.

Wilson ka pësuar nokaut në raundin e gjashtë në meçin e kategorisë velter me Ambomon, ndërsa kishte pësuar nokdaun në raundin e dytë. Boksieri nga Sheffieldi ka marrë ndihmën në ring para se të dërgohej në spital. Ambomo pasi nokautoi Wilsonin u ul në gjunjë dhe e përqafoi në kokë atë, në padijeni për lëndimet serioze të tij.

Për Ambomon ishte fitorja e dytë ndaj Wilsonit dhe e katërta në karrierë. Ai më vonë ka kërkuar falje për gjestin e bërë në meçin e së premtes. Wilson në boksin profesionist ka debutuar në shkurt të vitit 2010, ndërsa para meçit kishte bilanc prej tetë fitore e dy humbje.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.