MESI NË GJYQ PËR EVAZION FISKAL
E Premte, 10.03.2014, 03:15pm (GMT+1)
Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi, do të përballet me gjyq për evazion të dyshuar fiskal.
Kështu ka vendosur një gjykatës spanjoll, duke refuzuar rekomandimin e prokurorisë për të hedhur poshtë akuzat me arsyetimin se babai i futbollistit është përgjegjës për financat e tij.
Messi dhe babai i tij, Jorge, akuzohen se kanë mashtruar autoritetet me më shumë se 4 milionë euro.
Dyshja, e cila mohon çdo keqbërje, ka pesë ditë kohë për të apeluar vendimin.
Dyshohet se ata kanë fshehur paratë në periudhën 2007-2009.
www.voal-online.ch
|