E Martë, 08.11.2020, 05:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
DE BIAZI - PËRQËNDRIM TEK DANIMARKA, PASTAJ SERBIA

E Djelë, 10.05.2014, 02:51pm (GMT+1)



Harrojeni Serbinë, para është Danimarka dhe dua përqendrim vetëm për këtë ndeshje. Kjo ishte sentenca e trajnerit të kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, në konferencën për shtyp, ku ka zbuluar edhe listën e lojtarëve të thirrur për dy kualifikueset e tetorit. Dy përplasje të forta, që do të vënë në provë kuqezinjtë tanë, pas atij starti mrekullues, ku mundën 1-0 Portugalinë, me golin e bukur të Bekim Balajt.

TË RINJTË

Duke iu referuar listës së lojtarëve, kemi një prurje të re për portën. Fjala është për Alban Hoxhën e Partizanit, i cili i shtohet Etrit Berishës dhe Orges Shehit. Po ashtu, ftesë për herë të dytë në kombëtare ka marrë edhe mbrojtësi i Partizanit, Amir Rrahmani. Ai ishte pjesë e kuqezinjve edhe në miqësoret me Rumaninë dhe San Marinon. Gjithashtu, ka qenë pjesë e kombëtares Shpresa, të drejtuar nga Skënder Gega. Në krahasim me të grumbulluarit për transfertën portugeze të muajit të kaluar, trajneri italian ka thirrur edhe tre lojtarë më shumë. Pra, janë ata anti-Portugali (përjashto Herolind Shalën), përfshirë edhe Odise Roshin, që ka pësuar një dëmtim, por kemi edhe rikthimin e Alban Mehës e Valdet Ramës. Po t'u shtosh atyre edhe debutuesin Alban Hoxha, numri i lojtarëve në dispozicion të De Biazit për dy kualifikueset është 27 vetë.

DE BIAZI

Në fjalën e tij para gazetarëve, De Biazi u mundua të evitojë pyetjet që kishin të bënin me Serbinë, ku duket se është fokusuar më së shumti vëmendja e opinionit tonë futbolldashës, për shumë arsye. Trajneri italian i kuqezinjve këmbënguli se duhet menduar vetëm për Danimarkën tani për tani, një kundërshtar i fortë, që duhet kaluar me sukses: "Të shtunën luajmë në një stadium të ri, ndaj do të ishte bukur ta nisnim me këmbë të mbarë në Elbasan. Përballë do të kemi një kundërshtar jo më pak të vështirë se portugezët. Danimarka është skuadër e fortë fizikisht, e përbërë nga futbollistë të mirë. Lojtarët danezë njihen mirë me njëri-tjetrin dhe janë shumë të rrezikshëm. Në transferta pësojnë pak gola dhe kanë fituar tri ndeshje jashtë. Luajnë shpejt dhe janë shumë të përgatitur fizikisht. Ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Do të na duhet shumë përqendrim dhe luftë e fortë për t'i mbajtur ata sa më larg zonës tonë. Nuk ka ndeshje që të mos hyjmë për fitore, pavarësisht nga rrjedha e lojës, me këtë synim do të luajmë edhe mbrëmjen e 11 tetorit në Elbasan. Dua të theksoj me forcë se jemi të fokusuar vetëm te Danimarka dhe nuk duhet ta mbajmë mendjen te Serbia. Madje as te Portugalia, që ka kaluar si ndeshje. Me luzitanët bëmë shumë gjëra gabim, por edhe disa mirë. Fitorja u vuri kapakun të gjithave, por duhet të nxjerrim mësime nga gabimet e vëna re".

RIKTHIMET

"Përpara kemi edhe 7 ndeshje të vështira, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Unë jam shumë i kujdesshëm për futbollistët e kampionatit dhe këtë e tregon edhe lista që kam zgjedhur. Fatmirësisht, rikthehen Meha e Valdet Rama, dy lojtarë të rëndësishëm për kombëtaren. I dyti ka luajtur rregullisht me skuadrën e tij, pas transferimit në Gjermani, ndërsa Meha tani ka filluar, sepse ka qenë i dëmtuar. Pra, Meha nuk është ende në 100 % të formës së tij, por ama ka klas dhe është specialist në goditjet e lira. Kjo më bën të mendoj se ai mund ta zgjidhë ndeshjen i vetëm në një moment", - deklaroi mes të tjerash trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, që kërkon nga i gjithë opinioni sportiv dhe jo vetëm që të qëndrohet me këmbë në tokë. Shqipëria, në bazë të përllogaritjeve në një grup me 5 skuadra, duhet marrë të paktën 12 pikë për të shpresuar te pjesëmarrja në Kampionatin Europian "Francë 2016".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MESI NË GJYQ PËR EVAZION FISKAL (10.03.2014)
KOSOVË - HULIGANIZMI PO E PRISH IMAZHIN E FUTBOLLIT (09.29.2014)
KIMETTO - REKORD BOTËROR NË MARATONËN E BERLINIT (09.28.2014)
FSHF PUBLIKON ÇMIMET E BILETAVE PËR NDESHJEN SHQIPËRI-DANIMARKË (09.24.2014)
REFIK HALILI IU KËRKON FALJE TIFOZËVE TË VLLAZNISË DHE GJITHË SHKODRËS (09.17.2014)
FILLON LIGA E KAMPIONËVE (09.16.2014)
FIFA - JEROME CHAMPAGNE GARON KUNDËR SEP BLATTERIT (09.16.2014)
BOKSIERI BRITANIK NË GJENDJE KRITIKE (09.15.2014)
SHBA - FITUESE E KUPËS BOTËRORE NË BASKETBOLL (09.15.2014)
BOKS - TAKIMI KLITSCHKO-PULEV SHTYHET PËR 15 NËNTOR (08.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 

 
VOAL
[Shko lart]