LËNDOHET RËNDË VOZITËSI I FORMULA 1
E Hënë, 10.06.2014, 09:08am (GMT+1)
Vozitësi francez i Formula 1, Jules Bianchi, i është nënshktuar një operacioni urgjent, më 5 tetor, pas lëndimeve të rënda në kokë, që ka marrë nga aksidenti i shkaktuar në fund të garave japoneze, "˜Grand Prix' në Suzuka.
Federata Internacionale automobilistike e Formula 1, ka thënë se vozitësi 25 vjeçar, i ekipit Marussia, ka përfunduar në spital pas "˜dëmtimit të rëndë në kokë' me ç'rast i është nënshtruar operacionit.
Bianchi, është përplasur me automjetin e tij, derisa po përpiqej që të largonte nga rreziku makinën e pilotit gjerman, Adrian Sutil, i cili ishte përplasur në një mur, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
www.voal-online.ch
|