VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LOJËRAT OLIMPIKE 2022

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 10:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
LOJËRAT OLIMPIKE 2022

E Shtunë, 10.11.2014, 03:42pm (GMT+1)



Pas tërheqjes së kryeqytetit norvegjez, Oslo, nga gara për organizimin e Lojërave Olimpike 2022, vetëm dy qytete kandidate kanë mbetur në garë: Pekini dhe Almati i Kazakistanit. Mikpritësit e lojërave të fundit olimpike kanë shpenzuar dhjetëra miliardë dollarë për organizimin e tyre, prandaj ka shqetësime se kandidatët mund të tërhiqen.

Oslo shihej si kandidatja kryesore në garën për organizimin e Lojërave të vitit 2022. Ky është një qytet me përvojë në këtë drejtim, dhe banorët e saj janë tifozë të njohur të sporteve dimërore.

Qeveria e shpalli vendimin e saj për t'u tërhequr këtë muaj. Kryeministrja Erna Solberg iu referua dhe një mungese mbështetjeje të publikut.

"E kam thënë më herët se në këtë proces është e rëndësishme të kemi një mbështetje të gjerë për një projekt të madh siç janë Lojërat Olimpike, që kushtojnë kaq shumë."

Shqetësimet për koston janë rritur që prej Lojërave Olimpike 2014 në Sochi, të cilat kushtuan rreth 51 miliardë dollarë.

Pritshmëritë në mbarë botën po i zmbrapsin tashmë kandidaturat e mundshme, thotë historiani Philip Barker.

"Ka gjithnjë një garë ndërmjet qyteteve olimpike për ta bërë ceremoninë e hapjes shumë më të mirë se pararendësja dhe për të krijuar një infrastrukturë mbështetëse të veçantë."

Disa qytete janë tërhequr tashmë nga gara, përfshi Mynihun, Stokholmin, St. Moritz në Zvicër, Krakovi në Poloni dhe qyteti ukrainas Lviv.

Në shumë raste, banorët shprehnin shqetësim se çdo të bëhej me tërë atë infrastrukturë, thotë Philip Barker.

"Malet e Sochit janë të mrekullueshme, por është e vështirë të shkosh atje; do jetë e vështirë të tërheqin klientelë gjatë viteve në vazhdim. Rreziku është të përfundojnë si Athina, me një infrastrukturë që pas 10 vjetësh nuk përdoret më."

Në Norvegji, media njoftoi se kërkesat e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar u pritën me zemërim. Komiteti u takua edhe me Mbretin. Kryetari i bashkisë së Oslos, Fabian Stang u shpreh.

"Kjo duhet të ishte një ngjarje e gëzueshme, por shumë njerëz janë skeptikë ndaj mënyrës së menaxhimit nga komiteti dhe ndaj kostove."

Komiteti olimpik u shpreh se vendimi i Norvegjisë u mor bazuar mbi "të dhëna të pasakta".

Komitetit i mbeten vetëm dy kandidatura në garë, Pekini që po përpiqet të bëhet qyteti i parë që do të organizojë lojërat verore dhe ato dimërore, si dhe Almati, në Kazakistan.

Të dyja këto vende janë përballur me kritika të mëdha për abuzim me të drejtat e njeriut. Historiani Philip Barker thotë se këto shqetësime po anashkalohen për shkak të aftësisë për të paguar shpenzimet.

"Lojërat Olimpike janë në fund të fundit një lëvizje për paqen, krahas të qenit një ngjarje sportive. Por nëse shikojmë se cilat vende kanë fituar rishtazi zhvillimin e ngjarjeve madhore, duket sikur komitetit olimpik i duhet dikush që mund të përballojë organizimin."

Me tërheqjen e Oslos, Lojërat e 2022-shit do të jenë lojërat e treta rrjesht të mbajtura në Azi. Lojërat dimërore 2018 do të zhvillohen në qytetin koreanojugor Pyeongchang, ndërsa ato verore të 2020-s në Tokio.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MINSK - DHJETËRA SIMPATIZUES TË SPORTIT ARRESTOHEN PËR SHKAK TË PUTINIT (10.10.2014)
LËNDOHET RËNDË VOZITËSI I FORMULA 1 (10.06.2014)
DE BIAZI - PËRQËNDRIM TEK DANIMARKA, PASTAJ SERBIA (10.05.2014)
MESI NË GJYQ PËR EVAZION FISKAL (10.03.2014)
KOSOVË - HULIGANIZMI PO E PRISH IMAZHIN E FUTBOLLIT (09.29.2014)
KIMETTO - REKORD BOTËROR NË MARATONËN E BERLINIT (09.28.2014)
FSHF PUBLIKON ÇMIMET E BILETAVE PËR NDESHJEN SHQIPËRI-DANIMARKË (09.24.2014)
REFIK HALILI IU KËRKON FALJE TIFOZËVE TË VLLAZNISË DHE GJITHË SHKODRËS (09.17.2014)
FILLON LIGA E KAMPIONËVE (09.16.2014)
FIFA - JEROME CHAMPAGNE GARON KUNDËR SEP BLATTERIT (09.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]