VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DELEGATI I UEFA - SITUATË PËR KEQARDHJE

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 09:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
DELEGATI I UEFA - SITUATË PËR KEQARDHJE

E Mërkurë, 10.15.2014, 11:06am (GMT+1)



Harry Been, delegat i UEFA-s në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin evropian të futbollit, ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, që është ndërprerë mbrëmë vonë në minutën 42, ka vlerësuar se kjo ishte një situatë "për keqardhje".

"Ne kemi një situatë për keqardhje, për të cilën ne do të raportojmë, zyrtarët e UEFA-s që ishim këtu, referi, unë dhe këshilltari i sigurisë. Rrethanat ishin të tilla sa që ne nuk kemi mundur ta vazhdojmë ndeshjen. Të gjithë e keni parë se çka ka ndodhur dhe unë nuk mund të komentoj për atë se kush duhet të fajësohet për atë që ka ndodhur. Unë do të raportoj së bashku me kolegët e mij në UEFA dhe ajo do të vendosë se çka do të ndodhë mëtutje", tha Harry Been, në një konferencë për gazetarë mbrëmë vonë në Beograd.

Takimi ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë është ndërprerë në minutën e 42-të.

Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të Grupit I kualifikues të Kampionatit Evropian të Futbollit, që mbahet në vitin 2016 në Francë. Refer i takimit ishte anglezi, Martin Atkinson.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KAMPIONATI AFRIKAN I FUTBOLLIT NUK SHTYHET (10.11.2014)
LOJËRAT OLIMPIKE 2022 (10.11.2014)
MINSK - DHJETËRA SIMPATIZUES TË SPORTIT ARRESTOHEN PËR SHKAK TË PUTINIT (10.10.2014)
LËNDOHET RËNDË VOZITËSI I FORMULA 1 (10.06.2014)
DE BIAZI - PËRQËNDRIM TEK DANIMARKA, PASTAJ SERBIA (10.05.2014)
MESI NË GJYQ PËR EVAZION FISKAL (10.03.2014)
KOSOVË - HULIGANIZMI PO E PRISH IMAZHIN E FUTBOLLIT (09.29.2014)
KIMETTO - REKORD BOTËROR NË MARATONËN E BERLINIT (09.28.2014)
FSHF PUBLIKON ÇMIMET E BILETAVE PËR NDESHJEN SHQIPËRI-DANIMARKË (09.24.2014)
REFIK HALILI IU KËRKON FALJE TIFOZËVE TË VLLAZNISË DHE GJITHË SHKODRËS (09.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]