VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PUTIN - SIGURIA GJATË KUPËS SË BOTËS 2018 NUK DO TË JETË E BEZDISSHME

E Martë, 10.28.2014, 06:33pm (GMT1)


Stadiumi i arenës sportive në Rusi


Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se masat e sigurisë gjatë Kupës së Botës 2018 do të jenë "˜efektive por jo të bezdisshme'.

Ai i ka bërë këto komente, gjatë takimit që ka zhvilluar të martën me presidentin e FIFA-s Sepp Blatter.

Shqetësimet e sigurisë për Kupën e Botës 2018 që do mbahet në Rusi,  janë përqendruar në sulmet e mundshme nga terroristët e Kaukazit Verior të Rusisë, por edhe mundësisë së incidenteve të lidhura me krizën në Ukrainë.

Shqetësime të tilla janë shfaqur edhe para mbajtjës së Lojërave Olimpike në Soçi në shkurt të këtij viti, por të cilat kaluan pa incidente.

Putin duke i përmendur Lojërat Olimpike në Soçi, ka thënë se edhe për Kupën e Botës përgatitjet do të jënë "˜ të duhura' dhe me "˜standarde të larta'.

Arsyeja pse bota i është frikësuar Lojërave Olimptike në Soçi dhe tash të Kupës së Botës, është se Kaukazi Verior, është vend fqinj lindor i Soçit.

Ky rajon është bazë për separatistët, të cilët prej vitesh vazhdojnë luftën për pavarësi nga Rusia.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.