VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UEFA HETON TRAZIRAT NË NDESHJEN ITALI-KROACI

E Hënë, 11.17.2014, 11:05am (GMT1)


Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), do të hetojë trazirat e shpërthyera gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2016 ndërmjet Italisë dhe Kroacisë.

Ndeshja në Milano më 16 nëntor u ndërpre dy herë, kohën kur policët mundoheshin që të qetësonin situatën, ndërkohë që lojtarët janë mbajtur jashtë fushës për 10 minuta.

Në pjesën e parë të ndeshjes, tifozët kroatë kanë hedhur fishekzjarre në fushë, kur ekipi i tyre ka shënuar gol.

Ekipeve i'u pamundësua vazhdimi i lojës, e cila u ndërpre pa fitues, me një barazim 1:1.
rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.