VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
FIFA RISHIKON HETIMET PËR KORRUPSION E Premte, 11.21.2014, 11:43am (GMT1) Federata Botërore e Futbollit, FIFA, ka njoftuar se do të rishikojë hetimet e saj lidhur me dyshimet për korrupsion, gjatë ofertave të cilat zgjodhën Rusinë dhe Katarinë si vende ku do të zhvillohen turnet e Kupës së Botës, më 2018 dhe 2022. Ky njoftim u bë më 20 nëntor, pasi që FIFA u përball me një varg kritikash për mungesë të transparencës dhe refuzimit të saj për të bërë publik raportin e hetimeve. Hans-Joachim Eckert, kreu i komitetit të etikës së FIFA-s, ka thënë se hetuesi i FIFA-s, Michael Garcia, nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për të provuar se zyrtarët e kësaj federate kanë pranuar ryshfet nga Rusia dhe Katari. Por Garcia, ka thënë se përmbledhja e lëshuar nga Eckert për hetimin e tij që ka zgjatur 18 muaj, përmban lëshime dhe keqinterpretime faktike. Garcia ka kërkuar që raporti i tij i plotë dhe origjinal hulumtues të bëhet publik, diçka që FIFA ka refuzuar. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |