VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

IOC DËNON SULMIN VETËVRASËS NË TURNEUN E VOLEJBOLLIT NË AFGANISTAN

E Hënë, 11.24.2014, 11:58am (GMT1)



Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka dënuar sulmin vetëvrasës në një turne të volejbollit në Afganistanin lindor, nga i cili u vranë të paktën 50 njerëz, ndërsa u plagosën rreth 60 të tjerë.

Më 23 nënor, në orët e pasditës një sulmues ka hyrë në mesin e shikuesve derisa po zhvillohej turneu i volejbollit në provincën Paktika, dhe ka hedhur vehtën në ajër.

Presidenti i IOC, Thomas Bach, ka thënë se shpërthimi është "˜sulm ndaj sportit' dhe ndaj vlerave pozitive që sporti mund t'i sjellë "˜për të ndihmuar në ndërtimin e marrëdhënieve paqësore mes komuniteteve të ndryshme'.

Ende askush nuk e ka marrë përgjësinë e sulmit. Por, turneu ka ndodhur në pjesën më të dhunshme të Afganistanit, për shkak prezencës së talibanëve dhe sulmeve të tyre.

Ndryshe ky vend është i sulmuar shpeshherë edhe nga militantët e Al-Kaidës, të cilët nga shteti fqinj, Pakistani kalojnë në Afganistan për të kryer sulme të ndryshme.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.