VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FENOMENI RONALDO BËN SHQIPONJËN ME DUAR - JA SI E BINDI MAKS ISUFI

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 07:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
FENOMENI RONALDO BËN SHQIPONJËN ME DUAR - JA SI E BINDI MAKS ISUFI

E Hënë, 12.15.2014, 06:57pm (GMT+1)




TIRANE - Shenja e shqiponjës është pak të thuash se duket si një lloj trendi, më së shumti mes sportistëve shqiptarë, qofshin këta që sot përfaqësojnë ngjyrat kuqezi, apo jo. Por shihet se kjo lloj "sëmundjeje" ka zënë edhe njërin nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror në dy dekadat e fundit. Bëhet fjalë për Ronaldo Luis Nazario de Lima, i njohur shkurt me emrin Ronaldo. Braziliani, tashmë i tërhequr nga futbolli i luajtur, ka bërë pak ditë më parë shenjën e shqiponjës, duke u solidarizuar me komunitetin shqiptar në mbarë botën. I gjendur në një pab në Londër, Angli, ai ka pranuar që të fotografohet nga menaxheri i këtij bari, i cili më pas e ka risjellë këtë gjë ekskluzivisht për "Panorama Sport".

Kosovari Shqiptari nga Kosova Maks Isufi është menaxher te një nga lokalet më të mira dhe të njohura për jetën e natës në Londër, "Whiskey Mist", aty ku natyrisht të takohesh me VIP nga bota e futbollit, muzikës apo kinematografisë, duket se është një gjë krejt normale. Të dielën e shkuar aty ka qenë pikërisht Ronaldo, i cili ka kaluar disa orë nën shoqërinë e miqve të tij. Dhe natyrisht, Maks Isufi nuk kishte sesi të humbiste këtë rast, duke i folur brazilianit. Isufi i tregon se është nga Kosova, duke i kërkuar që të bëjë një fotografi me Ronaldon.

"Ishte diçka befasuese që na vizitoi Ronaldo në lokalin ku punoj. Nuk durova dhe i kërkova të bëja foto me shqiponjën dykrenare", thotë kosovari

Braziliani Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se vetë Ronaldo i ka pohuar menaxherit të lokalit se kishte mjaft informacion për Kosovën. "Ai më tha se kishte qenë në Prishtinë si ambasador i UNICEF-it dhe se i do shumë shqiptarët si popull. Më tregoi se ishte pritur jashtëzakonisht mirë atje dhe kjo gjë i kishte lënë goxha mbresa. E pyeta më pas nëse e dinte sesi festonin shqiptarët në fushën e lojës dhe u çudita që ai bëri shenjën e shqiponjës. Realisht, u besova shumë, pasi nuk e prisja që Ronaldo të dinte atë gjë. Normalisht, një personalitet i madh.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MESFUSHORI I BAYERNIT PROVOKON SERBËT - BËN SHQIPONJËN ME DUAR (12.06.2014)
FUTBOLL - REKORD I RI I LIONEL MESSIT (11.26.2014)
IOC DËNON SULMIN VETËVRASËS NË TURNEUN E VOLEJBOLLIT NË AFGANISTAN (11.24.2014)
FIFA RISHIKON HETIMET PËR KORRUPSION (11.21.2014)
UEFA PREZANTON MASKOTËN EURO 2016 NË FRANCË (11.18.2014)
UEFA HETON TRAZIRAT NË NDESHJEN ITALI-KROACI (11.17.2014)
KLITSCHKO MBRON TITULLIN E KAMPIONIT TË BOTËS (11.16.2014)
DANIEL GODELLI KAMPION BOTE NË PESHËNGRITJE (11.12.2014)
MARATONA E NJU JORKUT (11.03.2014)
PUTIN - SIGURIA GJATË KUPËS SË BOTËS 2018 NUK DO TË JETË E BEZDISSHME (10.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]