HAXHI KRASNIQI MBRON TITUJT NË WBO E WBA
E Djelë, 12.21.2014, 09:52am (GMT+1)
Boksieri shqiptar, Haxhi (Robin) Krasniqi, ka mposhtur polakun Dariusz Sek për të mbrojtur titujt "WBA Continental" dhe "WBO International".
Ai fitoi pas 12 raundeve të zhvilluara pas vendimit unanim nga gjyqtarët.
Gjatë gjithë takimit Krasniqi, mbante nën presion polakun që në karrierë kishte vetëm një humbje.
Faleminderit shumë, ju dua shumë, faleminderit për përkrahjen
Krasniqi arriti fitoren e 43-të nga 46 meçet e zhvilluara deri tani. Tri meçet tjera i ka humbje.
27-vjeçari u përkrah vazhdimisht nga shqiptarët që ishin në numër të konsiderueshëm në arenën sportive në Munich.
Kjo fitore i hapë rrugën për titullin e kampionit të botës boksierit shqiptar me nënshtetësi gjermane.
"Faleminderit shumë, ju dua shumë, faleminderit për përkrahjen", ishin fjalët e kampionit shqiptar pas fitores së rëndësishme.
www.voal-online.ch
|