VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Vdes çiklisti belg Nolf, merrte pjesë në Turin e Katarit

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 11:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Vdes çiklisti belg Nolf, merrte pjesë në Turin e Katarit
E Enjte, 02.05.2009, 06:40pm (GMT+1)

Voal-online - Çiklisti belg Frederiek Nolf, i ekipit Topsport Vlaanderen, është gjetur i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Doha, ku merrte pjesë në Turin e Katarit. Lajmin e dha Eddy Merckx, kampion i shumëfishtë që ndje Turin nga afër në cilësinë e sponsorit teknik të Topsport Vlaanderen. Drejtorët sportivë të disa skuadrave e kanë konfirmuar lajmin, por ende jo organizatori i garës.
Nolf, që do të mbushte 22 vjet më 10 shkurt, është gjetur pa jetë në dhomën e tij në katin e 14-t të Hotel Ritz-Carlton ku banonte bashkë me një prej shokëve të skuadrës, belgun Kristof Goddaert. Pikërisht ky ka dhënë alarmin në orën 9 të mëngjesit, pasi ka konstatuar se kolegu nuk ishte zgjuar. "Jam përpjekur t'ia tund këmbën Frederiek-ut, duke i thënë të zgjohet, por shpejt e kam kuptuar se diçka nuk shkonte, ia kam kapur dorën dhe e kishte të ftohtë...pulsi nuk i rrihte - ka treguar drejtori sportiv i Topsport Vlaanderen, Jean-Pierre Heynderrickx "Atëherë i kam thënë Kristofit të largohet nga dhoma..." Mjeku pastaj ka konstatuar vdekjen e sportistit të ri.

Pas asaj që ka ndodhur, etapa e pestë e Turit të Katarit, nga Camel Race Track në Doha Foundation, do të "neutralizohet". "Për respekt të Frederiek Nolf, çiklistët do të bëjnë një paradë në vend të etapës," ka saktësuar Merckx. " Çiklizmi është në zi kur humb një talent të ri."

Ende nuk është qartë si ka ndodhur vdekja, por gjithçka lë të mendosh për një infarkt. "Nuk na kishte lënë aspak të dyshonim se kishte ndonjë problem shëndetësor, Frederiek ishte në formë ka thënë Heynderricks. "Mbrëmë kam bërë shaka me të, ka qenë ora 10 e natës, para se të gjithë të shkonim nëpër dhoma." Shoku i dhomës, Goddaert, nga ana e tij nuk ka vënë re asgjë të veçantë gjatë natës, e Nolf është gjetur i shtrirë në shpinë. "Sportistët tanë iu nënshtrohen provave mjekësore katër herë në vit në klinikën universitare dhe të gjithë parametrat e Frederiekut kanë qenë gjithmonë normale. Kjo që ka ndodhur na ka tronditur pa masë," ka thënë drejtori sportiv.
Trupi i atletit është dërguar në atfhe, ku prindërit dhe e fejuara janë lajmëruar nga drejtuesit e

Topsport Vlaanderen. Do t'i bëhet autopsia për t'i sqaruar shkaqet. Rasti i fundit i vdekjes së një çiklisti në gjumë është më 2003, kur vdiste 23 vjeçarja franceze Fabrice Salanson kur merrte pjesë në garën e Gjermanisë.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Deivid Bekam: Dua të rri tek Milan (02.05.2009)
Çfarë është Australian Open (02.02.2009)
Kardinalët ndalen, Pitsburgu fiton kampionatin amerikan të superbollit (02.02.2009)
Nadal triumfon kundër Mbretit Federer në Australian Open (02.01.2009)
Australian Open - Roger Federer shkëlqen - Gjokoviç dorëzohet (02.01.2009)
Milan sfidoi Mançester Siti dhe Kakà sfidoi sheikun miliarder (02.01.2009)
Sheiku Mansur deklaron: "Kakà është tashmë lojtar i Manchester City" (02.01.2009)
Xhixhi Bufon portieri më i mirë në historinë e futbollit (02.01.2009)
Kristian Ronaldo - Fifa World Player - Topi i Artë - s'kualifikoi argjentinasin Lionel Messi (02.01.2009)
Djaloshi 60 vjeçar Xhorxh Forman - I dyti në botë pas Muhamet Aliut (02.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]